Kartë Krediti VISA Classic Co-Branded

Karta e Kreditit Visa Classic Co-Branded

✈️ Cdo karte krediti Visa Classic e cila do te perdoret per blerje online te biletes se avionit, deri me 31.05.2026, do te sigurohet FALAS per nje vit nepermjet sigurimit TRAVEL INSURANCE.

Mbulimet e ofruara nga ky produkt jane:

Aksidente Personale ne Udhetim deri ne shumen 100,000 Euro;
Bagazhe te vonuara/humbura deri ne 375 Euro;
Udhetim/Fluturim i vonuar deri ne 125 Euro;
Humbje jete për shkaqe natyrore deri ne vleren 5,000 Euro.

Vetëm në një Kartë - Shumë pikë, Shumë përfitime!

Tirana Bank vjen me një produkt UNIK në treg, “Karta e Kreditit Visa Classic Co-Branded”, një bashkëpunim me programin më të madh të besnikërisë në Shqipëri, HAPPY.

Karta e Kreditit Visa Classic Co-Branded është një limit kredie i krijuar për t’i shërbyer kërkesave dhe dëshirave të klientit në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurtë.

Karakteristikat e Kartës se Kreditit Visa Classic Co-Branded:

-  Ofrohet në dy monedha Lek dhe Euro

-  Shuma e financimit:

  •  Klient Pagamarrës 15,000 ALL / 200 EUR
  •  Klient Standart      40,000 ALL / 350 EUR
  •  Max: 5,000 EUR / 625,000 LEK (e pasiguruar)
  •  Max: 50,000 EUR / 6,250,000 LEK (e siguruar me depozitë me afat)

- Normat e Interesit: 

  • Klient Pagamarrës: 18%
  • Klient Standart: 20%
  • Garanci me Depozitë me afat: 12%

-  Limiti i pagesave pa kontakt: 4,500 LEK;

-  Pagesa minimale mujore: 7% e limitit të përdorur të kartës; 

-  Mundësi për të kryer pagesa me këste nga 2-12 muaj për çdo blerje mbi 6,000 LEK / 50 EUR në pikat e shitjes POS të Tirana Bank;

- 0 komision për të gjitha blerjet në POS dhe Internet;

- Njoftim falas përmes shërbimit të SMS / E-mail Alert për transaksionet e kryera dhe faturën mujore;

- Deri në 2 karta shtesë për të afërmit tuaj

-  Siguri e lartë me teknologjinë Chip dhe pa Kontakt

Përfitimet e Kartës  së Kreditit Visa Classic Co-Branded:

Dy-fish pikë për çdo blerje në dyqanet: SPAR, JUMBO, FGA dhe NEPTUN;
Kupon Extra me vlerën 500 LEK për çdo nivel pikësh të arritur nga Ju, të cilin mund ta shpenzoni sipas dëshirës suaj në dyqanet e lartpërmendura;
Oferta të personalizuara për blerjet tuaja;
Pikë BONUS për evente speciale.

Shërbimi i “Pagesës me Këste Fikse Mujore”

Shërbimi i “Pagesa me këste fikse mujore” është një shërbim që ju lejon të ndani me këste të barabarta mujore pagesat e kryera me Kartën e Kreditit Visa Classic Co-Branded në të gjitha pikat e shitjes POS të Tirana Bank.

Shumë thjesht, në momentin e kryerjes së pagesës, ju mund të perzgjedhni të aktivizoni këtë shërbim direkt në POS, pa qënë nevoja të drejtoheni në një nga degët e Tirana Bank.

*Kushte te pergjithshme te fushates “Ndaji avantazhet”:

  • Perfitojne te gjithe klientet individe te cilet disponojne nje karte krediti te leshuar nga Tirana Bank;
  • Perfitojne nga fushata kartembajtesit qe aplikojne per karte shtese Visa Credit Card per familjare midis 21 Tetor- 3 Nentor 2024 prane degeve te Tirana Bank;
  • 0 komision per vitin e pare te kartes shtese;
  • Bonus 1000 ALL/ 10 EUR (ne varesi te monedhes te kartes primare) per kartembajtesin titullar;
  • Shuma e perfituar do te kreditohet ne llogarine e lidhur pas aktivizimit te kartes shtese (brenda 10 diteve pune nga data e aktivizimit); ); Aktivizimi i kartës duhet të kryhet jo më larg se 2 javë nga përfundimi i periudhës së aplikimit (21 Tetor- 3 Nëntor 2024);
  • Do te konsiderohen te vlefshme, vetem ato aplikime Individ te cilat kane qene te suksesshme dhe te perfunduara – karta shtese eshte krijuar dhe aktivizuar nga kartembajtesi shtese;
  • Nuk do te konsiderohen te vlefshme ato aplikime per karte shtese te cilat nuk jane finalizuar;
  • Deri në 2 karta shtesë në total për të afërmit tuaj.

Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni me degët tona në të gjithë Shqipërinë ose telefononi Call Center ne numrat e kontaktit +355 4 22 77 700 (nga telefonat fiks dhe celular) dhe 0800 68 68 (vetem nga telefonat fiks).

 

Info_parakont_i Kartes se Kreditit Visa Classic Kushtet e Sigurimit Travel Insurance Visa Classic Credit Card

Nëse dëshironi të pajiseni me kartën e kreditit Co-Branded dhe të shpërbleheni për blerjet tuaja, lutemi vendosni të dhënat tuaja personale për t'u kontaktuar nga stafi i Tirana Bank.

Jeni klient i Tirana Bank?

“Garantojmë që të dhënat që mblidhen nëpërmjet këtij aplikacioni do të përpunohen në përputhje me Ligjin Nr.9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar si dhe akteve ligjore dhe nënligjore të dala në zbatim të tij dhe vetem per procesin e para aplikimit per kredine bankare konsumatore per karten e kreditit Co-branded. Ju në cilësinë e subjektit të të dhënave gëzoni të gjitha të drejtat e parashikuara në ligj (të drejten për akses si dhe të drejtën për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë) dhe të dhënat tuaja do të trajtohen në përputhje me Njoftimin e Mbrojtjes se te Dhenave Personale të Tirana Bank publikuar në faqen e saj zyrtare te internetit (https://www.tiranabank.al/c/65/privacy-policy)