Aplikim tërësisht online për kartë krediti Visa Classic dhe Gold; me normë preferenciale 16% nga 18% që është aktualisht si dhe 0 komision vjetor për vitin e parë.

Kartë Krediti Aplikim Online

Ofertat per Dubai nga VISA

Si të përfitoni ofertën:

  • Ndiqni link-un Booking.com/Visa (http://booking.com/index.html?aid=2440045) për t’u drejtuar në faqen e fushatës.
  • Hyni ose krijoni një llogari në Booking.com.
  • Zgjidhni akomodimin dhe datat e udhëtimit.
  • Sigurohuni që shuma e cashback-ut të shfaqet te Price Summary. (Përmbledhja e çmimit)
  • Zgjidhni opsionin “Pay Now” (paguaj tani) kur përdorni link-un Booking.com/Visa. Cashback nuk aplikohet për “Pay at the property”. (paguaj në pronë)
  • Paguani me çdo kartë Visa (kartat me parapagim ose që nuk rimbushen nuk janë të kualifikuara për këtë promocion).
  • Merrni cashback-un tuaj — do të kreditohet në Portofolin e Booking.com 64 ditë pas check-out.

Oferta është e vlefshme për të gjithë mbajtësit e kartave Visa për rezervime deri më 31 Maj 2026.

Merr 10% të vlerës së faturës mbrapsht – çdo të martë!

TIRANA BANK me Karten e saj Mastercard World Elite, ofron një mundësi të re për të kursyer çdo të Martë. Përfito 10% kthim parash për çdo pagesë me kartë, në shumë prej vendeve ku shpenzon çdo ditë.

Si funksionon?

Regjistrohu vetëm një herë në:

https://www.priceless.com/m/shopping/product/212106/mastercard-day-albania


Paguaj me Mastercard çdo të martë në: 

Restorante
Bar-e
Hotele
Supermarkete
Taksi


Përfito 10% kthim parash direkt në llogarinë e kartës tënde.
E vlefshme deri në Dhjetor 2026.
Shih rregullat dhe kushtet e plota në:

https://www.priceless.com/m/shopping/product/212106/mastercard-day-albania

 

 

Mastercard World Elite

Karta e Kreditit Mastercard World Elite nga Tirana Bank është më shumë se një kartë—është një pasaportë për një stil jete luksoz, me përfitime unike dhe shërbime të nivelit elitar. Ideale për ata që kërkojnë më të mirën kur udhëtojnë në çdo detaj.

Karakteristika Premium të Kartës së Kreditit Mastercard World Elite:

  • Disponibël në Lek dhe Euro
  • Limit kredie fleksibël:
    • 500,000 ALL / 5,000 EUR (minimumi)
    • Deri në 30,000 EUR / 3,000,000 ALL (pasiguruar)
  • Normë interesi: 22%
  • Pagesë minimale mujore: 7% e shumës së përdorur
  • Blini me këste nga 2–12 muaj për çdo blerje mbi 6,000 LEK / 50 EUR
  • 0 komision për blerje në POS dhe online
  • Pagesë pa kontakt deri në 4,500 LEK

Përfitime Premium te Kartës së Kreditit Mastercard World Elite 

  • Sigurim udhëtimi falas për ju dhe familjen për udhëtime të paguara me kartën – deri në 100,000 EUR
  • Ndihmë urgjente për humbje, dëmtim apo vjedhje karte – zëvendësim apo disbursim cash
  • Njoftime në kohë reale me SMS/E-mail për çdo transaksion dhe faturë
  • Menaxhim online me platformën TiBank për kontroll të plotë të kartës
  • Siguri e avancuar me Chip & Contactless

Shërbime të klasit botëror te Kartës së Kreditit Mastercard World Elite 

  • Anëtarësim falas në LoungeKey – Hyrje në mbi 1200 lounge VIP aeroportesh në gjithë botën + 10 vizita falas çdo vit
  • Shërbimi Security Fast Track – Kalim prioritar në mbi 80 aeroporte, me 2 përdorime falas në vit

Pagesa me Këste Fikse Mujore

Për çdo blerje në POS-at e Tirana Bank, ju mund të ndani shumën në këste të barabarta mujore, direkt në momentin e pagesës – pa vizituar degën.

Mastercard po përmirëson aplikacionin aktual Mastercard Travel Experiences (MTE) përmes platformës së re Mastercard Travel Pass (MTP).

Platforma e re ofron:

  • Një eksperiencë plotësisht digjitale dhe të përmirësuar
  • Navigim më të thjeshtë dhe aplikacion modern
  • Akses në Fast Track në aeroporte, oferta ushqimi dhe shërbime të tjera udhëtimi
    Klientët ekzistues të Mastercard Travel Experiences (MTE) nuk kanë nevojë të krijojnë llogari të re
  • Të gjitha të dhënat (llogaria, dhe rezervimet) transferohen automatikisht
  • Nga 23 Qershor 2026, aksesimi bëhet vetëm përmes Mastercard Travel Pass

Regjistrimet e reja bëhen vetëm në Mastercard Travel Pass
Nga 23 Qershor 2026 Mastercard Travel Experiences (MTE) nuk do të jetë më aktiv
Shkarkoni Mastercard Travel Pass (MTP)

App Store - https://apps.apple.com/us/app/mastercard-travel-pass/id1493489553
Google Play - https://play.google.com/store/apps/details?id=com.dragonpass.en.mcmea

 

Karta e Debitit VISA  Pa Kontaktme Chip & PIN është karta që ju mundëson likuiditet të fondeve tuaja 24 orë në 7 ditë të javës pa qënë e domosdoshme të paraqiteni pranë sporteleve të bankës.

VISA  Pa Kontakt Chip & PIN ofron:

-  Limite ditore të larta duke filluar nga 75.000 Lekë;

-  Blerje me kartë dhe tërheqje parash kudo që shihni logon “VISA”;

-  Përdorim Kombëtar dhe Ndërkombëtar;

-  Regjistrim online i të gjitha transaksioneve në llogarinë tuaj bankare;

-  Mundësi përdorimi i disa llogarive për të kryer transaksione në monedha të ndryshme;

-  Siguri e plotë përdorimi për të gjitha transaksionet që kryeni – me teknologjinë CHIP&PIN si dhe me teknologjinë më të fundit Pa Kontakt

Ju mund ta përdorni gjerësisht kudo që shihni logon “VISA” në POS apo ATM:

Në mijëra njësi shitje dhe në Shqipëri (hotele, restorante, dyqane, agjensi udhëtimi etj.);
Mbi 20 milion njësi shitje në mbarë botën
Përfitime të panumërta me Kartën e Debitit VISA  Pa Kontakt!

-  Përfitohet menjëherë – në çdo degë të Tirana Bank, e lidhur me llogari rrjedhëse 

-  Pa komision – për çdo blerje brenda Shqipërisë

-  Pa komision – rinovim automatik i kartës me afat 5 vjet

-  Mundesi lidhje e kartes me llogarite ne LEK dhe EUR

-  Mundësi ndryshimi PIN te kartes  ne ATM e Tirana Bank

-  Printim i gjendjes së llogarisë – direkt nga ATM për 10 veprimet e fundit

Për informacione të mëtejshme, lutemi vizitoni një nga degët e Tirana Bank ose telefononi 0800 68 68 dhe 04-22 77 700 24/7 ose dërgoni e-mail në adresën: callcenter@tiranabank.al

Teknologjia Chip dhe pa kontakt është një opsion i inkorporuar në kartat tona për të kryer transaksione në të gjitha njësitë tregëtare brenda dhe jashtë vendit pa qënë e domosdoshme të vendosni kartën apo pinin në POS ku po kryeni blerjen.

Ky sherbim mund te perdoret në të gjitha njësitë tregtare (POS) ku shikoni simbolin e kontaktit 

  • Kartëmbajtësi mund të kryejë blerje vetëm me një kalim duke e mbajtur kartën mbi terminalin POS.
  • Kufiri i vlerës së transaksionit Pa kontakt dhe pa vendosjen e kodit PIN për çdo blerje brenda vendit është deri në 4,500 lekë. Mbi kete vlere eshte e noveojshme vendosja e PIN te kartes
  • Niveli i sigurisë për transaksionin Pa kontakt është i njëjtë  si transaksionet me CHIP dhe PIN.

Siguria e Kartave

Siguria e Kartave tuaja, Prioriteti ynë!

Tirana Bank kujdeset gjithmonë për sigurinë e kartave. Përdorimi i kartave është vazhdimisht në rritje, prandaj jemi vigjilentë në mbrojtjen e të dhënave tuaja.

Këshillat e mëposhtme do ju ndihmojnë për sigurinë e përdorimit të kartave:

  • Nënshkruani kartën tuaj sapo ta merrni në dorëzim
  • Mos mbani kartën dhe PIN në të njëjtin vend dhe mos ja jepni personave të tretë
  • Kontrolloni vazhdimisht llogarinë tuaj të kartës që të identifikoni transaksione të paautorizuara nga Ju
  • Ruani PIN dhe kartat në vende të sigurta dhe mos ja tregoni të dhënat personave të tjerë
  • Ruani faturat e llogarisë tuaj apo të transaksioneve që kryeni
  • Nëse ndryshoni të dhënat personale apo adresën tuaj informoni menjëherë Bankën

Kur udhëtoni jashtë vendit: 

  • Sigurohuni të përditësoni kontaktet tuaja me Bankën. Numri i telefonit dhe adresa elektronike na ndihmon t’ju njoftojmë në çdo moment në rast mashtrimi
  • Ruani numrat e kontaktit të bankës për çdo rast humbje/vjedhje apo transaksion të dyshimtë me kartën tuaj
  • Kur kryeni blerje në një Pikë Shitje (POS), sigurohuni që tregtari nuk po e vendos kartën edhe në ndonjë pajisje tjetër. Kështu evitoni kopjimin dhe keqpërdorimin e informacionit të kartës

Kur blini në Internet:

  • Përdorni faqe interneti të sigurta dhe evitoni kompjuterat publikë;
  • Në momentin e blerjes sigurohuni që adresa të kthehet nga "http" në "https";
  • Faqet e Internetit të çertifikuara nga Visa Cards janë më të sigurta për blerje në internet. Në këto raste logo “Verified by VISA” do të shfaqet.

Kur përdorni në ATM:

  • Përpara përdorimit të kartës në ATM kontrolloni për pajisje kopjuese të vendosura mbi tastierën e ATM-së apo në pjesën e bankomatit. Nëse keni dyshime mos e përdorni ATM dhe kontaktoni Bankën;
  • Mbroni kodin PIN nga të tjerët sa herë që e vendosni atë në ATM;
  • Nëse dyshoni se PIN mund të jetë kompromentuar njoftoni menjëherë bankën dhe ndryshoni PIN sa më shpejt në ATM-në më të afërt;
  • Tërhiqni kartën tuaj pas përfundimit të transaksionit
  • Nëse karta mbahet nga ATM telefononi bankën ose paraqituni në degën më të afërt;

Mashtrimet me Kartë:

  • Nëse merrni një e-mail që ju kërkon të dhënat e kartës nuk duhet t’i përgjigjeni asnjëherë edhe nëse ato duken si zyrtare nga banka.
  • Për çdo aktivitet të dyshimtë mashtrimi Tirana Bank bashkëpunon me autoritetet ligjore duke kryer hetime për identifikimin e mashtrimit dhe parandalimin apo minimizimin e dëmit. 

Kontaktoni  Tirana Bank:

Nëse dyshoni për përdorim të paautorizuar të kartës tuaj në rast humbje/vjedhje apo kopjimi të të dhënave, ju lutemi njoftoni menjëherë Bankën: 

0800 6868 (nëpërmjet telefonave fiks) 24 ore 7 dite te javes
4 2277700 (nëpërmjet celularit dhe telefonave fiks) 24 ore 7 dite te javes
Dergoni e-mail në adresën: callcenter@tiranabank.al

Jeta e studentit bëhet shumë më e lehtë kur ke gjithçka që të duhet në një kartë të vetme! Me Kartën e Studentit jo vetëm që identifikohesh zyrtarisht si student, por përfiton edhe shërbime bankare pa komision, akses 24/7 në financat e tua dhe dhjetëra ulje ekskluzive.

Çfarë përfiton me Kartën e Studentit?

  • Identifikim si student – një dokument i vlefshëm për çdo institucion.
  • Kartë debiti – përdore për blerje në dyqane, online, brenda dhe jashtë vendit.
  • Terheqje në ATM – në Shqipëri dhe jashtë saj.
  • Zero komisione për lëshim dhe mirëmbajtje!
  • Akses 24/7 në TIBANK Online – menaxho financat kurdo dhe kudo.
  • Rimbushje telefoni direkt nga aplikacioni – pa stres, pa radhë.


Përfitime ekskluzive për studentët:

  • Ulje në librari
  • Zbritje në kinema
  • Përfitime në evente muzikore
  • Ulje në ushqim
  • Zbritje në dyqane elektronike dhe shumë të tjera!


Transport urban në Tiranë – FALAS!

Me Kartën e Studentit, përfiton abonim mujor falas për transportin urban në kryeqytet – një lehtësi e jashtëzakonshme për çdo ditë të javës!

Skema “HAPPY” – Mblidh pikë, përfito shpërblime!

Sa më shumë ta përdorësh, aq më shumë përfiton! Me çdo transaksion, mblidh pikë dhe shijo shpërblime të veçanta.

Si të aplikosh?

Aplikimi bëhet pranë Agjencisë së Rinisë, ndërsa kartën mund ta tërheqësh në degën e Tirana Bank tek Pazari Ri.

Karta e Studentit partneri yt në çdo hap të jetës universitare. Apliko sot dhe fillo të përfitosh!

Për të parë përfitimet e kartës së studentit ju lutem vizitoni këtë LINK

 

Shërbimi i sigurisë 3D (3D Secure) është një proces i cili ofron më tepër siguri gjatë përdorimit të kartës tuaj për blerje në Internet, duke parandaluar në këtë mënyrë përdorimin e paautorizuar të saj.

Për të përfituar nga ky shërbim, ju duhet të keni të regjistruar në bankë numrin e saktë të telefonit celular.

Kur ju të përdorni kartën tuaj në faqet e internetit që janë të autorizuara të përdorin shërbimin 3D Secure, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e sakta të kartës tuaj, do të shfaqet një dritare tjetër ku do ju kërkohet një fjalëkalim një-përdorimësh për të verifikuar blerjen tuaj.

Ndërkohë, në numrin tuaj të telefonit që keni regjistruar pranë Tirana Bank, do ju dërgohet automatikisht kodi i sigurisë 3D (fjalëkalimi një-perdorimësh), të cilin duhet ta vendosni në dritaren e kërkuar. Është shumë e rëndësishme, që numri juaj në sistemin e Bankës të jetë i saktë që transaksioni të kryhet me sukses.  

Për të përfunduar me sukses blerjen në Internet ju lutem të ndiqni hapat e mëposhtëm:

  • Në faqet e Internetit ku jeni duke kryer pagesën plotësoni të dhënat e kartës tuaj dhe zgjidhni “Paguaj”, në këtë moment do ju shfaqet një faqe tjetër.
  • Në numrin e telefonit tuaj, të regjistruar në Bankë, do të mbërrijë kodi i ri i sigurisë 3D.
  • Përpara se të konfirmoni veprimin, kontrolloni në SMS-në e mbërritur në numrin e telefonit tuaj detajet: shumën, numrin e kartës dhe emrin e tregtarit.
  • Nëse detajet përputhen me veprimin që po kryeni, konfirmojeni transaksionin duke vendour saktë në hapsirën e kërkuar kodin e sigurisë 3D.

Për të kuptuar nëse tregtari ku po kryeni blerjen online e ofron shërbimin 3D Secured, ju duhet të kontrolloni në faqen e tij për logon “Verified by VISA” ose “VISA Secure”. Nëse faqja e ka këtë logo, tregtari e ofron shërbimin e sigurisë 3D. 

Kartë Krediti Visa Gold 

Karta e Kreditit Visa Gold e Tirana Bank është një kartë me status të veçantë e krijuar për të ofruar cilësi, standarte më të larta, më shumë prestigj dhe fleksibilitet.

Karakteristikat e Kartës VISA GOLD:

-  Ofrohet në dy monedha Lek dhe Euro

-  Shuma e financimit:

Min:  50,000 ALL/ 500 EUR

Max: 15,000 EUR / 1,875,000 LEK (e pasiguruar)
Max: 50,000 EUR / 6,250,000 LEK (e siguruar me depozitë me afat)

-  Norma e Interesit: 18%          

-  Pagesa minimale mujore: 7% e limitit të përdorur të kartës 

- Mundësi për të kryer pagesa me këste nga 2-12 muaj për çdo blerje mbi 6,000 LEK / 50 EUR në te gjitha pikat e shitjes (POS) të Tirana Bank;

- 0 komision për të gjitha blerjet në POS dhe Internet;

- Limiti i pagesave pa kontakt: 4,500 LEK;

Përfitimet e Kartës së Kreditit Gold:

-  Sigurim i Udhëtimit falas për ju dhe familjen tuaj për udhëtime të paguara me kartën e kreditit Visa Gold deri në vlerën 100,000 EUR

-  Asistencë e shpejtë në rast të kartës së humbur / vjedhur / dëmtuar me zëvendësim të kartës apo disbursim cash të menjëhershëm.

-  Njoftim falas përmes shërbimit te SMS / E-mail Alert për transaksionet e kryera dhe faturën mujore

-  Informacion online falas me shërbimin TiBank “Karta e Kreditit” për veprimet e kryera me kartë

-  Siguri e lartë me teknologjinë Chip dhe pa Kontakt

-  Interesa dhe komisione konkurruese

-  Deri në 2 karta shtesë për të afërmit tuaj

Shërbimi i “Pagesës me Këste Fikse Mujore”

Shërbimi i “Pagesa me këste fikse mujore” është një shërbim që ju lejon të ndani me këste të barabarta mujore pagesat e kryera me Kartën e Kreditit Visa Gold në të gjitha pikat e shitjes POS të Tirana Bank

Shumë thjesht, në momentin e kryerjes së pagesës, ju mund të përzgjedhni të aktivizoni këtë shërbim direkt në POS, pa qënë nevoja të drejtoheni në një nga degët e Tirana Bank.

*Kushte te pergjithshme te fushates “Ndaji avantazhet”:

  • Perfitojne te gjithe klientet individe te cilet disponojne nje karte krediti te leshuar nga Tirana Bank;
  • Perfitojne nga fushata kartembajtesit qe aplikojne per karte shtese Visa Credit Card per familjare midis 21 Tetor- 3 Nentor 2024 prane degeve te Tirana Bank;
  • 0 komision per vitin e pare te kartes shtese;
  • Bonus 1000 ALL/ 10 EUR (ne varesi te monedhes te kartes primare) per kartembajtesin titullar;
  • Shuma e perfituar do te kreditohet ne llogarine e lidhur pas aktivizimit te kartes shtese (brenda 10 diteve pune nga data e aktivizimit);Aktivizimi i kartës duhet të kryhet jo më larg se 2 javë nga përfundimi i periudhës së aplikimit (21 Tetor- 3 Nëntor 2024);
  • Do te konsiderohen te vlefshme, vetem ato aplikime Individ te cilat kane qene te suksesshme dhe te perfunduara – karta shtese eshte krijuar dhe aktivizuar nga kartembajtesi shtese;
  • Nuk do te konsiderohen te vlefshme ato aplikime per karte shtese te cilat nuk jane finalizuar;
  • Deri në 2 karta shtesë në total për të afërmit tuaj.

Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni me degët tona në të gjithë Shqipërinë ose telefononi Call Center ne numrat e kontaktit +355 4 22 77 700 (nga telefonat fiks dhe celular) dhe 0800 68 68 (vetëm nga telefonat fiks).

Info_parakont_iKartesseKredititGOLD

Karta e Kreditit Visa Classic Co-Branded

✈️ Cdo karte krediti Visa Classic e cila do te perdoret per blerje online te biletes se avionit, deri me 31.05.2026, do te sigurohet FALAS per nje vit nepermjet sigurimit TRAVEL INSURANCE.

Mbulimet e ofruara nga ky produkt jane:

Aksidente Personale ne Udhetim deri ne shumen 100,000 Euro;
Bagazhe te vonuara/humbura deri ne 375 Euro;
Udhetim/Fluturim i vonuar deri ne 125 Euro;
Humbje jete për shkaqe natyrore deri ne vleren 5,000 Euro.

Vetëm në një Kartë - Shumë pikë, Shumë përfitime!

Tirana Bank vjen me një produkt UNIK në treg, “Karta e Kreditit Visa Classic Co-Branded”, një bashkëpunim me programin më të madh të besnikërisë në Shqipëri, HAPPY.

Karta e Kreditit Visa Classic Co-Branded është një limit kredie i krijuar për t’i shërbyer kërkesave dhe dëshirave të klientit në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurtë.

Karakteristikat e Kartës se Kreditit Visa Classic Co-Branded:

-  Ofrohet në dy monedha Lek dhe Euro

-  Shuma e financimit:

  •  Klient Pagamarrës 15,000 ALL / 200 EUR
  •  Klient Standart      40,000 ALL / 350 EUR
  •  Max: 5,000 EUR / 625,000 LEK (e pasiguruar)
  •  Max: 50,000 EUR / 6,250,000 LEK (e siguruar me depozitë me afat)

- Normat e Interesit: 

  • Klient Pagamarrës: 18%
  • Klient Standart: 20%
  • Garanci me Depozitë me afat: 12%

-  Limiti i pagesave pa kontakt: 4,500 LEK;

-  Pagesa minimale mujore: 7% e limitit të përdorur të kartës; 

-  Mundësi për të kryer pagesa me këste nga 2-12 muaj për çdo blerje mbi 6,000 LEK / 50 EUR në pikat e shitjes POS të Tirana Bank;

- 0 komision për të gjitha blerjet në POS dhe Internet;

- Njoftim falas përmes shërbimit të SMS / E-mail Alert për transaksionet e kryera dhe faturën mujore;

- Deri në 2 karta shtesë për të afërmit tuaj

-  Siguri e lartë me teknologjinë Chip dhe pa Kontakt

Përfitimet e Kartës  së Kreditit Visa Classic Co-Branded:

Dy-fish pikë për çdo blerje në dyqanet: SPAR, JUMBO, FGA dhe NEPTUN;
Kupon Extra me vlerën 500 LEK për çdo nivel pikësh të arritur nga Ju, të cilin mund ta shpenzoni sipas dëshirës suaj në dyqanet e lartpërmendura;
Oferta të personalizuara për blerjet tuaja;
Pikë BONUS për evente speciale.

Shërbimi i “Pagesës me Këste Fikse Mujore”

Shërbimi i “Pagesa me këste fikse mujore” është një shërbim që ju lejon të ndani me këste të barabarta mujore pagesat e kryera me Kartën e Kreditit Visa Classic Co-Branded në të gjitha pikat e shitjes POS të Tirana Bank.

Shumë thjesht, në momentin e kryerjes së pagesës, ju mund të perzgjedhni të aktivizoni këtë shërbim direkt në POS, pa qënë nevoja të drejtoheni në një nga degët e Tirana Bank.

*Kushte te pergjithshme te fushates “Ndaji avantazhet”:

  • Perfitojne te gjithe klientet individe te cilet disponojne nje karte krediti te leshuar nga Tirana Bank;
  • Perfitojne nga fushata kartembajtesit qe aplikojne per karte shtese Visa Credit Card per familjare midis 21 Tetor- 3 Nentor 2024 prane degeve te Tirana Bank;
  • 0 komision per vitin e pare te kartes shtese;
  • Bonus 1000 ALL/ 10 EUR (ne varesi te monedhes te kartes primare) per kartembajtesin titullar;
  • Shuma e perfituar do te kreditohet ne llogarine e lidhur pas aktivizimit te kartes shtese (brenda 10 diteve pune nga data e aktivizimit); ); Aktivizimi i kartës duhet të kryhet jo më larg se 2 javë nga përfundimi i periudhës së aplikimit (21 Tetor- 3 Nëntor 2024);
  • Do te konsiderohen te vlefshme, vetem ato aplikime Individ te cilat kane qene te suksesshme dhe te perfunduara – karta shtese eshte krijuar dhe aktivizuar nga kartembajtesi shtese;
  • Nuk do te konsiderohen te vlefshme ato aplikime per karte shtese te cilat nuk jane finalizuar;
  • Deri në 2 karta shtesë në total për të afërmit tuaj.

Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni me degët tona në të gjithë Shqipërinë ose telefononi Call Center ne numrat e kontaktit +355 4 22 77 700 (nga telefonat fiks dhe celular) dhe 0800 68 68 (vetem nga telefonat fiks).

 

Info_parakont_i Kartes se Kreditit Visa Classic Kushtet e Sigurimit Travel Insurance Visa Classic Credit Card

Nëse dëshironi të pajiseni me kartën e kreditit Co-Branded dhe të shpërbleheni për blerjet tuaja, lutemi vendosni të dhënat tuaja personale për t'u kontaktuar nga stafi i Tirana Bank.

Jeni klient i Tirana Bank?

“Garantojmë që të dhënat që mblidhen nëpërmjet këtij aplikacioni do të përpunohen në përputhje me Ligjin Nr.9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar si dhe akteve ligjore dhe nënligjore të dala në zbatim të tij dhe vetem per procesin e para aplikimit per kredine bankare konsumatore per karten e kreditit Co-branded. Ju në cilësinë e subjektit të të dhënave gëzoni të gjitha të drejtat e parashikuara në ligj (të drejten për akses si dhe të drejtën për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë) dhe të dhënat tuaja do të trajtohen në përputhje me Njoftimin e Mbrojtjes se te Dhenave Personale të Tirana Bank publikuar në faqen e saj zyrtare te internetit (https://www.tiranabank.al/c/65/privacy-policy)