Kartë Krediti VISA Gold

Kartë Krediti Visa Gold 

Karta e Kreditit Visa Gold e Tirana Bank është një kartë me status të veçantë e krijuar për të ofruar cilësi, standarte më të larta, më shumë prestigj dhe fleksibilitet.

Karakteristikat e Kartës VISA GOLD:

-  Ofrohet në dy monedha Lek dhe Euro

-  Shuma e financimit:

Max: 15,000 EUR / 1,875,000 LEK (e pasiguruar)
Max: 50,000 EUR / 6,250,000 LEK (e siguruar me depozitë me afat)

-  Norma e Interesit: 18%          

-  Pagesa minimale mujore: 7% e limitit të përdorur të kartës 

- Mundësi për të kryer pagesa me këste nga 2-12 muaj për çdo blerje mbi 6,000 LEK / 50 EUR në te gjitha pikat e shitjes (POS) të Tirana Bank;

- 0 komision për të gjitha blerjet në POS dhe Internet;

- Limiti i pagesave pa kontakt: 4,500 LEK;

Përfitimet e Kartës së Kreditit Gold:

-  Sigurim i Udhëtimit falas për ju dhe familjen tuaj për udhëtime të paguara me kartën e kreditit Visa Gold deri në vlerën 100,000 EUR

-  Asistencë e shpejtë në rast të kartës së humbur / vjedhur / dëmtuar me zëvendësim të kartës apo disbursim cash të menjëhershëm.

-  Njoftim falas përmes shërbimit te SMS / E-mail Alert për transaksionet e kryera dhe faturën mujore

-  Informacion online falas me shërbimin TiBank “Karta e Kreditit” për veprimet e kryera me kartë

-  Siguri e lartë me teknologjinë Chip dhe pa Kontakt

-  Interesa dhe komisione konkurruese

-  Deri në 2 karta shtesë falas për të afërmit tuaj

Shërbimi i “Pagesës me Këste Fikse Mujore”

Shërbimi i “Pagesa me këste fikse mujore” është një shërbim që ju lejon të ndani me këste të barabarta mujore pagesat e kryera me Kartën e Kreditit Visa Gold në të gjitha pikat e shitjes POS të Tirana Bank

Shumë thjesht, në momentin e kryerjes së pagesës, ju mund të përzgjedhni të aktivizoni këtë shërbim direkt në POS, pa qënë nevoja të drejtoheni në një nga degët e Tirana Bank.

Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni me degët tona në të gjithë Shqipërinë ose telefononi Call Center ne numrat e kontaktit +355 4 22 77 700 (nga telefonat fiks dhe celular) dhe 0800 68 68 (vetëm nga telefonat fiks).

Informacion parakontraktor i Kartës së Kreditit Visa GOLD