Ndërmjetësimi në Sigurime
Banka e Tiranës sh.a është licensuar nga Autoriteti Mbikqyrjes Financiare, me vendim nr. 76, datë 15.06.2020 për ushtrimin e veprimtarisë së ndërmjetesimit në Sigurime për klientët, në klasat e jetës dhe jo-jetës (vendosur bashkengjitur vendimi AMF-se vetëm për referencën tuaj).
Aktiviteti ndërmjetësimit në sigurime ushtrohet nga banka jonë në mbrojtje të interesave të të siguruarve nëpërmjet administrimit të kërkesës së klientit lidhur me produktet e sigurimit, të cilat i përkasin dhe ofrohen nga shoqeritë e sigurimit të përzgjedhura.
Banka e Tiranës në rolin e ndërmjetësit në Sigurime:
- Kryen të gjitha veprimtaritë si prezantimi, propozimi apo aktivitete të tjera përgatitore, të cilat kanë të bejnë me negocimin me shoqeritë e sigurimit të përzgjedhura, në emër dhe për llogari të konsumatorit, për ti mundësuar nënshkrimin e një kontrate sigurimi, sipas kërkesave dhe nevojave të tij;
- Ushtron veprimtarinë e saj duke mbrojtur interesat e të siguruarve, duke negociuar për produktin me të përshtatshëm për nevojat dhe kërkesat e klientit për sigurim, kushtet e sigurimit dhe primin me të mirë për policën e sigurimit;
- Informon me shkrim klientin mbi karakteristikat e produkteve të sigurimit dhe komisionet mbi mbulimin e kërkuar;
- Kontrollon përmbajtjen e kontratës së sigurimit përpara nënshkrimit dhe e paraqet tek klienti;
- Asiston të Siguruarin gjatë kohëzgjatjes së policës për përmbushjen e të drejtave dhe detyrimeve të kontratës;
- Përfshin asistencën për ushtrimin e të drejtave që rrjedhin nga kontrata e sigurimit, vecanërisht zgjidhjen e kërkesave për dëmshpërblim nga shoqëria e sigurimit, në emër dhe për llogari të konsumatorit.
Informim mbi produktet e sigurimit
Materialet bashkengjitur janë materiale informuese të cilat kanë për qëllim t’i shërbejnë klientit si një udhëzues, për ti ndihmuar ata të kenë një informacion bazik.
Çdo klient i Bankës mund të kontaktojë Njësinë e Sigurimeve (Ndërmjetësimi për Produktet e Sigurimit) për cdo informacion më të detajuar rreth produkteve të sigurimit nëpërmjet një prej mënyrave të mëposhtme:
Në numrin fiks: +355 4 22 77 779 përgjatë orarit zyrtar të punës 08:30 - 17:00;
Nëpermjet e-mail-it: [email protected]
Nëpermjet postës në adresën: Njësia e Sigurimeve, Divizioni Retail, Banka e Tiranës, Rr. Ibrahim Rrugova, 2400/1, Tiranë, Shqipëri.
Lista kompanive me te cilat banka ka marreveshje:
- Shoqëria “ALBSIG” SH.A, me adrese ne Rr.George W.Bush, Nr.10, Tirane, NIPT Nr.K42108801C;
- Shoqëria “ATLANTIK” SH.A, me adrese Rr. Themistokli Germenji nr.3/1, Tirane, NIPT K11807008V;
- Shoqëria “EUROSIG” SH.A, me adrese ne Rr.Papa Gjon Pali II, Tirane, NIPT Nr.K41926801W;
- Shoqëria “INSIG” SH.A, me adrese Rr. Kavajes, Nr.116, Tirane”, NIPT J62006012D;
- Shoqëria “INTERSIG” SH.A, me adrese Rr.“Ismail Qemali, Samos Tower, Kati II, Tirane”, NIPT K12201002T;
- Shoqëria “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” SH.A, me adrese ne Blvd “ZOG I”, Nr.1, Tirane, NIPT Nr.J91809007H;
- Shoqëria “SICRED”, me adrese ne Rr.”Brigada VIII”, Vila nr.3/1, Njësia bashkiake Nr.5; Tiranë, NIPT K42201801Q;
- Shoqëria “SIGAL LIFE UNIQA Group AUSTRIA” SH.A, me adrese ne Blvd “ZOG I”, Nr.1, Tirane, NIPT Nr.K51423801Q;
- Shoqëria “ALBSIG JETË” SHA, me adresë Rruga “Barrikadave”, Albsig HQ, 1001, Tiranë, regjistruar me NIPT L92019017V;
- Shoqëria “INSIG JETË” sh.a, me seli në adresën Rruga “Labinoti”, Nr 77, Tiranë, rregjistruar me NIPT L71325020H;
- Shoqëria “SIGMA VIENNA INSURANCE GROUP” SH.A., me seli në Rr.” Komuna e Parisit”, Pall Lura, Tiranë, NIPT J91329003O.
Bashkengjitje:
- Sigurimi i Pronës
- Sigurimi i Jetës për Kredite Hipotekare
- Sigurimi i Jetës për Kreditë Konsumatore të Pasiguruara