Fond Pensioni Vullnetar
Sipas vendimit të bordit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Nr.26, datë 25.02.2021, për “Banka e Tiranës” sh.a. është miratuar delegimi i shërbimit të marketingut për fondin e pensionit vullnetar “Albsig”, të administruar nga shoqëria “Albsig Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.
Roli i bankës sonë është kryerja e funksionit të marketingut për Fondet e Pensionit Vullnetar Albsig, duke ofruar një shërbim efikas dhe cilësor mbi shërbimin e deleguar, përcaktuar sipas “Kontratë Porosie” të lidhur midis dy shoqërive “Banka e Tiranës” sh.a dhe “Albsig Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a., datë 12/04/2021.
Prospekti i Fondit te Pensionit Vullnetar Albsig 2023 Albsig dhe Banka e Tiranës Aneks Pyetje - Përgjigje