Teknologjia Chip dhe pa Kontakt 

Teknologjia Chip dhe pa kontakt është një opsion i inkorporuar në kartat tona për të kryer transaksione në të gjitha njësitë tregëtare brenda dhe jashtë vendit pa qënë e domosdoshme të vendosni kartën apo pinin në POS ku po kryeni blerjen.

Ky sherbim mund te perdoret në të gjitha njësitë tregtare (POS) ku shikoni simbolin e kontaktit 

  • Kartëmbajtësi mund të kryejë blerje vetëm me një kalim duke e mbajtur kartën mbi terminalin POS.
  • Kufiri i vlerës së transaksionit Pa kontakt dhe pa vendosjen e kodit PIN për çdo blerje brenda vendit është deri në 4,500 lekë. Mbi kete vlere eshte e noveojshme vendosja e PIN te kartes
  • Niveli i sigurisë për transaksionin Pa kontakt është i njëjtë  si transaksionet me CHIP dhe PIN.

Siguria e Kartave

Siguria e Kartave tuaja, Prioriteti ynë!

Tirana Bank kujdeset gjithmonë për sigurinë e kartave. Përdorimi i kartave është vazhdimisht në rritje, prandaj jemi vigjilentë në mbrojtjen e të dhënave tuaja.

Këshillat e mëposhtme do ju ndihmojnë për sigurinë e përdorimit të kartave:

  • Nënshkruani kartën tuaj sapo ta merrni në dorëzim
  • Mos mbani kartën dhe PIN në të njëjtin vend dhe mos ja jepni personave të tretë
  • Kontrolloni vazhdimisht llogarinë tuaj të kartës që të identifikoni transaksione të paautorizuara nga Ju
  • Ruani PIN dhe kartat në vende të sigurta dhe mos ja tregoni të dhënat personave të tjerë
  • Ruani faturat e llogarisë tuaj apo të transaksioneve që kryeni
  • Nëse ndryshoni të dhënat personale apo adresën tuaj informoni menjëherë Bankën

Kur udhëtoni jashtë vendit: 

  • Sigurohuni të përditësoni kontaktet tuaja me Bankën. Numri i telefonit dhe adresa elektronike na ndihmon t’ju njoftojmë në çdo moment në rast mashtrimi
  • Ruani numrat e kontaktit të bankës për çdo rast humbje/vjedhje apo transaksion të dyshimtë me kartën tuaj
  • Kur kryeni blerje në një Pikë Shitje (POS), sigurohuni që tregtari nuk po e vendos kartën edhe në ndonjë pajisje tjetër. Kështu evitoni kopjimin dhe keqpërdorimin e informacionit të kartës

Kur blini në Internet:

  • Përdorni faqe interneti të sigurta dhe evitoni kompjuterat publikë;
  • Në momentin e blerjes sigurohuni që adresa të kthehet nga "http" në "https";
  • Faqet e Internetit të çertifikuara nga Visa Cards janë më të sigurta për blerje në internet. Në këto raste logo “Verified by VISA” do të shfaqet.

Kur përdorni në ATM:

  • Përpara përdorimit të kartës në ATM kontrolloni për pajisje kopjuese të vendosura mbi tastierën e ATM-së apo në pjesën e bankomatit. Nëse keni dyshime mos e përdorni ATM dhe kontaktoni Bankën;
  • Mbroni kodin PIN nga të tjerët sa herë që e vendosni atë në ATM;
  • Nëse dyshoni se PIN mund të jetë kompromentuar njoftoni menjëherë bankën dhe ndryshoni PIN sa më shpejt në ATM-në më të afërt;
  • Tërhiqni kartën tuaj pas përfundimit të transaksionit
  • Nëse karta mbahet nga ATM telefononi bankën ose paraqituni në degën më të afërt;

Mashtrimet me Kartë:

  • Nëse merrni një e-mail që ju kërkon të dhënat e kartës nuk duhet t’i përgjigjeni asnjëherë edhe nëse ato duken si zyrtare nga banka.
  • Për çdo aktivitet të dyshimtë mashtrimi Tirana Bank bashkëpunon me autoritetet ligjore duke kryer hetime për identifikimin e mashtrimit dhe parandalimin apo minimizimin e dëmit. 

Kontaktoni  Tirana Bank:

Nëse dyshoni për përdorim të paautorizuar të kartës tuaj në rast humbje/vjedhje apo kopjimi të të dhënave, ju lutemi njoftoni menjëherë Bankën: 

0800 6868 (nëpërmjet telefonave fiks) 24 ore 7 dite te javes
4 2277700 (nëpërmjet celularit dhe telefonave fiks) 24 ore 7 dite te javes
Dergoni e-mail në adresën: [email protected]