Karta e Studentit
Jeta e studentit bëhet shumë më e lehtë kur ke gjithçka që të duhet në një kartë të vetme! Me Kartën e Studentit jo vetëm që identifikohesh zyrtarisht si student, por përfiton edhe shërbime bankare pa komision, akses 24/7 në financat e tua dhe dhjetëra ulje ekskluzive.
Çfarë përfiton me Kartën e Studentit?
- Identifikim si student – një dokument i vlefshëm për çdo institucion.
- Kartë debiti – përdore për blerje në dyqane, online, brenda dhe jashtë vendit.
- Terheqje në ATM – në Shqipëri dhe jashtë saj.
- Zero komisione për lëshim dhe mirëmbajtje!
- Akses 24/7 në TIBANK Online – menaxho financat kurdo dhe kudo.
- Rimbushje telefoni direkt nga aplikacioni – pa stres, pa radhë.
Përfitime ekskluzive për studentët:
- Ulje në librari
- Zbritje në kinema
- Përfitime në evente muzikore
- Ulje në ushqim
- Zbritje në dyqane elektronike dhe shumë të tjera!
Transport urban në Tiranë – FALAS!
Me Kartën e Studentit, përfiton abonim mujor falas për transportin urban në kryeqytet – një lehtësi e jashtëzakonshme për çdo ditë të javës!
Skema “HAPPY” – Mblidh pikë, përfito shpërblime!
Sa më shumë ta përdorësh, aq më shumë përfiton! Me çdo transaksion, mblidh pikë dhe shijo shpërblime të veçanta.
Si të aplikosh?
Aplikimi bëhet pranë Agjencisë së Rinisë, ndërsa kartën mund ta tërheqësh në degën e Tirana Bank tek Pazari Ri.
Karta e Studentit partneri yt në çdo hap të jetës universitare. Apliko sot dhe fillo të përfitosh!
Për të parë përfitimet e kartës së studentit ju lutem vizitoni këtë LINK



