Serving Up Hope for the
Meet our board of directors and senior management and find out more about our approach to corporate governance.
Lexoje

Më 25 Mars, u bë prezantimi zyrtar i “Branch Academy,” një modul trajnimi inovativ që synon fuqizimin e të gjithë Drejtorëve dhe Asistentëve të Drejtorive të Degëve të Tirana Bank. Ky program është konceptuar si një platformë gjithëpërfshirëse për të zhvilluar aftësitë kyçe që nxisin suksesin si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.

Si pjesë e angazhimit të bankës për të mbështetur rritjen e vazhdueshme të ekipit të saj, “Branch Academy” do të ofrojë mundësi trajnimi përmes metodave të avancuara dhe përvojës praktike, duke ndihmuar në përforcimin e aftësive që janë thelbësore për përmbushjen e objektivave strategjike të bankës. Programi është i strukturuar në 6 module të ndryshme, që do të zhvillohen gjatë një periudhe 6-mujore, dhe përfshin tema të rëndësishme si menaxhimi i kohës, komunikimi efektiv, dhe lidershipi.

Në prezantimin e programit, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, z. Dritan Mustafa, ishte i pranishëm dhe ndau disa mendime të rëndësishme mbi vlerën e investimit në burimet njerëzore. Sipas z. Mustafa, kapitali më i rëndësishëm për çdo organizatë janë njerëzit e saj, dhe fuqizimi i këtij kapitali krijon bazën për një zhvillim të qëndrueshëm. Ai gjithashtu rikonfirmoi vizionin strategjik të bankës për të ardhmen dhe planet për rritje, duke e vendosur fokusin tek zhvillimi profesional i stafit si një prioritet për arritjen e objektivave afatgjata.

Ky program trajnimi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të një ekipi të fortë drejtues, që jo vetëm përmbush objektivat aktuale, por gjithashtu nxit inovacion dhe progres të qëndrueshëm brenda bankës.
Në bashkëpunim me Tradita.al, banka organizoi një workshop krijues që u fokusua në trashëgiminë kulturore dhe fuqinë e kreativitetit të grave.
Lexoje