Serving Up Hope for the
Meet our board of directors and senior management and find out more about our approach to corporate governance.
LexojeJemi krenarë të ndajmë që stafi i bankës sonë, në 11 Nëntor mori pjesë në një aktivitet dhurimi gjaku në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar. Kjo ngjarje jo vetëm që ndihmoi në shpëtimin e jetëve, por gjithashtu e afroi ekipin dhe përforcoi angazhimin tonë për t'i dhuruar komunitetit.
Aktiviteti i dhurimit të gjakut u zhvillua në ambjentet e zyrave qendrore të Bankës, ku stafi ynë u përshëndet nga ekipi i Kryqit të Kuq në Shqipëri, i cili i informoi ata mbi rëndësinë që mbart procesi i dhurimit të gjakut. Anëtarëve të ekipit tonë iu bë një kontroll mjekësor për t'u siguruar që ata ishin të shëndetshëm dhe të përshtatshëm për të dhuruar gjak.
Pjesëmarrja vullnetare në aktivitetin e dhurimit të gjakut ishte një përvojë domethënëse për të gjithë ata që ju bashkuan nismës, ku shumë prej tyre nuk kishin dhuruar kurrë gjak më parë dhe ishin krenarë që patën mundësinë të ndikonin pozitivisht në jetën e të tjerëve.
Ne besojmë se përgjegjësia sociale e korporatës është një aspekt i rëndësishëm i biznesit tonë dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim komunitetin ku bëjmë pjesë në çdo mënyrë që mundemi. Duke marrë pjesë në aktivitete si aksioni i dhurimit të gjakut, ne mund të kemi një ndikim pozitiv dhe të ndihmojmë ata që kanë nevojë.
Dëshirojmë të falënderojmë ekipin e Kryqit të Kuq në Shqipëri për organizimin dhe mbështetjen e shkëlqyer gjatë gjithë aktivitetit. Mezi presim të marrim pjesë në më shumë nisma komunitare si kjo në të ardhmen dhe shpresojmë të frymëzojmë të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë.
Së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim dhe të krijojmë një botë më të mirë për të gjithë.