Serving Up Hope for the
Meet our board of directors and senior management and find out more about our approach to corporate governance.
Lexoje
Për Tirana Bank, përgjegjësia sociale shkon përtej angazhimit të zakonshëm. Ajo përfaqëson një thirrje për të qenë gjithmonë pranë komunitetit, duke dhënë një kontribut të vyer për të shpëtuar jetë. Përmes nismave të tilla, banka siguron që puna dhe përkushtimi i saj të kenë ndikim të drejtpërdrejtë dhe pozitiv në jetën e njerëzve.

Me kënaqësi të veçantë, Tirana Bank falënderoi të gjithë stafin për pjesëmarrjen e tyre në aktivitetin e dhurimit të gjakut, zhvilluar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar për të disatin vit radhazi. Ky akt i jashtëzakonshëm solidariteti dhe dashurie për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë reflekton përgjegjësinë e madhe sociale që Tirana Bank ndjen dhe ushtron vazhdimisht.

Dhurimi i gjakut është vetëm një nga shumë projektet në kuadër të strategjisë sonë për përgjegjësinë sociale, dhe Tirana Bank do të vazhdojë të angazhohet në aktivitete që ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe përkrahjen e grupeve në nevojë. Me nisma të ngjashme, do të jemi gjithmonë në krye të misionit për të ndihmuar e për të sjellë shpresë.
