Tirana Bank dhe Kryqi i Kuq Shqiptar gëzojnë fëmijët e Shoqatës së Jetimëve


Me një zemër të madhe dhe një angazhim të vazhdueshëm për komunitetin, Tirana Bank ka dhuruar momente të paharrueshme për fëmijët e Shoqatës së Fëmijëve Jetimë të Shqipërisë.

Në ambientet e Qendrës Tregtare Univers, një atmosferë e mbushur me gëzim dhe hare u krijua falë bashkëpunimit të veçantë mes Tirana Bank, Kryqit të Kuq Shqiptar dhe kompanive të grupit Balfin.

40 fëmijë patën mundësinë të shijonin filmin e dashur vizatimor “Moana” në kinemanë e QTU-së, ndërsa Jumbo i surprizoi me dhurata të përgatitura me dashuri, duke sjellë buzëqeshje të sinqerta në fytyrat e tyre.

Animatorët dhe aktivitetet sollën mjaft të qeshura dhe gëzim, duke krijuar një festë të vërtetë që mbushi me hare zemrat e të vegjëlve. Loja, argëtimi dhe dashamirësia shndërruan këtë ditë në një kujtim të paharruar për fëmijët.

Për Tirana Bank, këto organizime janë më shumë se aktivitete: janë një dëshmi e përkushtimit për të bërë një ndryshim pozitiv dhe për të përmbushur me krenari misionin e saj të përgjegjësisë sociale.

Foto të tjera

Mund të vizitoni gjithashtu

Tirana Bank vijon traditën e dhurimit të gjakut si nisëm e stafit tonë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar.

Së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim dhe të krijojmë një botë më të mirë për të gjithë.

Lexoje

Gratë dhe vajzat e Tirana Bank bëhen bashkë për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

Lexoje

Tirana Bank dhe Kryqi i Kuq Shqiptar – Një bashkëpunim për të shpëtuar jetë

Lexoje