“Vishu thjesht dhe me xhinse blu”- Eventi që bëri bashkë stafin e Tirana Bank


 

Çdo muaj, Tirana Bank krijon aktivitete argëtuese dhe bashkëpunuese, duke u kujdesur që ekipi i saj të ndiejë vlerësim dhe mbështetje. Këto evente kanë një ndikim të madh në krijimin e një atmosfere pozitive dhe të ngrohtë, ku kolegët mund të bashkëpunojnë, të ndërtojnë marrëdhënie të forta dhe të përfshihen më shumë në frymën e ekipit. Kënaqësia e tyre reflektohet në çdo detaj të organizimit, duke sjellë jo vetëm argëtim, por edhe një ndjesi të thellë të përkatësisë në këtë institucion.

 

Tematika e eventit u frymëzua nga teksti i njohur i këngës shqiptare “Vishu thjesht dhe me xhinse blu”, ku stafi i Tirana Bank u ftua të vishte xhinset e preferuara dhe të bashkohej me kolegët për një ditë të veçantë plot stil e thjeshtësi në ambientin e punës. Mes bisedave miqësore, të qeshurave të ngrohta, nuk munguan as shkrepjet e fotografive për të shtuar në listën e kujtimeve edhe një foto më shumë.

 

Kjo ishte një tjetër nismë e frymëzuar nga departamenti i Burimeve Njerëzore, i cili organizon rregullisht evente që synojnë të përmirësojnë përvojën dhe mirëqenien e stafit në ambientin e punës, duke inkurajuar krijimtarinë dhe thjeshtësinë, për ta bërë kështu procesin e punës një eksperiencë më të bukur për të gjithë.

 

Foto të tjera

Mund të vizitoni gjithashtu

Mëngjes i ëmbël Krishtlindjesh në Tirana Bank!

Të gjithe ndjemë një ndjenjë përkatësie dhe komuniteti

Lexoje

Tirana Bank vijon traditën e dhurimit të gjakut si nisëm e stafit tonë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar.

Së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim dhe të krijojmë një botë më të mirë për të gjithë.

Lexoje

Aty ku ndryshimi fillon nga gratë!

Në bashkëpunim me Tradita.al, banka organizoi një workshop krijues që u fokusua në trashëgiminë kulturore dhe fuqinë e kreativitetit të grave.

Lexoje