Serving Up Hope for the
Meet our board of directors and senior management and find out more about our approach to corporate governance.
Lexoje
Tirana Bank ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm drejt së ardhmes me prezantimin e Strategjisë së Transformimit Dixhital 2025 gjatë eventit “Strategic Horizons” organizuar ditën e Premte, datë 28 Shkurt 2025.
Ky moment kyç konfirmoi përkushtimin e Bankës për të sjellë shërbime më të shpejta, më të personalizuara dhe më të sigurta përmes inovacionit dhe teknologjisë, duke u vendosur në rrugën drejt objektivit të saj: “Të bëhemi Banka lider në bankingun dixhital në Shqipëri”.

Eventi u hap me një fjalim frymëzues nga Z. Dritan Mustafa, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i cili theksoi rëndësinë e harmonizimit të vizioneve, bashkëpunimit dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve. Në vijim, Znj. Lila Canaj, Drejtuesja e Divizionit Retail, vuri në pah rolin kyç të rritjes organike dhe forcimit të ekipit si themel për suksesin afatgjatë të bankës.

Olivier Baur, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, foli mbi rëndësinë e dixhitalizimit në rritjen e konkurrencës dhe prezantoi platformën e re të bankingut dhe kreditimit dixhital, e cila do të ofrojë akses më të lehtë dhe më të shpejtë në shërbimet financiare. Blerina Nasto, Drejtuese e Departamentiti të Transformimit Dixhital, prezantoi projektet e reja dixhitale të Bankës, duke theksuar robotizimin e proceseve, nënshkrimet dixhitale dhe optimizimin e shërbimeve, të cilat do të rrisin efikasitetin dhe përvojën e klientit. Ajo gjithashtu foli për nivelin e maturitetit dixhital të Bankës, duke iu referuar platformës së Grupit Balfin dhe synimeve për vitin 2025.

Gjatë eventit Strategic Horizons, u prezantuan arritjet e 2024 nga katër ekipet Value Stream dhe Projekteve Tradicionale, të cilat luajtën një rol thelbësor në realizimin e objektivave të Bankës dhe ecurinë e transformimit dixhital. “Puna e këtyre ekipeve ka kontribuar në optimizimin e shërbimeve dhe operacioneve të Bankës, duke sjellë ndryshime që përmirësojnë përvojën e klientëve dhe rritën efikasitetin në proceset e brendshme”, u shpreh Z. Olivier Baur, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm. Përmes angazhimit të tyre të palodhur, ata zhvilluan dhe implementuan çdo projekt, duke e çuar çdo ide në realitet dhe duke krijuar një bazë të fortë për të ardhmen dixhitale të Bankës. Këto rezultate nuk do ishin të mundura pa suportin dhe mbështetjen e stafeve ne rolet kontribuesve, që krahas punës së tyre të përditshme, japin kontributin e tyre të pacmueshëm në këto projekte.

Në shenjë mirënjohjeje për punën e jashtëzakonshme, ekipet e Value Streame-ve u vlerësuan me çmime për arritjet dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm.
Pioneering Digital Excellence: Best Innovation Award – Digital Squad
Automated Lending Excellence Award – LOS Squad
Robotic Process Automation Pioneers Award – Efficiency Squad
Strategic Impact in Cards Services Award – Card Squad
Përtej modernizimit të shërbimeve, Tirana Bank synon të fuqizojë stafin përmes pjesëmarrjes në SHIFT Initiative, Digital Suggestion Box dhe programin e trajnimit "Inno Hive", duke ndërtuar një kulturë inovacioni dhe duke përqafuar metodologjinë agile. Në vitin 2025, Banka do të sjellë iniciativa të reja për zhvillimin e aftësive dixhitale dhe promovimin e një mendësie inovative, duke përfshirë platforma të avancuara të trajnimit dhe projekte të reja që angazhojnë stafin në procesin e transformimit dixhital.

Ky event vendosi një standard të ri në cilësinë e aktiviteteve tona të brendshme, duke demonstruar rëndësinë e bashkëpunimit dhe inovacionit në rrugën tonë të transformimit. Aktivitete të tilla janë thelbësore për të forcuar frymën e ekipit dhe për të siguruar që vizioni ynë për një të ardhme dixhitale po bëhet realitet.

Me këtë qëllim, po ndërtojmë të ardhmen e Bankës me besim të plotë dhe hapa të sigurt. Kjo është një rrugë pa kthim, dhe me projektet e reja në fokus, ne synojmë të arrijmë objektivin tonë të guximshëm: “Të bëhemi Banka lider në bankingun dixhital në Shqipëri”.