Tirana Bank

Tirana Bank është banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri. Ajo u themelua në vitin 1996 dhe gjatë kësaj periudhe ka patur një zhvillim të shpejtë në tregun lokal, duke shtrirë degët e saj në të gjithë Shqipërinë. Sot ajo është konsoliduar në treg, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh, që u përgjigjen me së miri kërkesave të klienteve të saj. 
Tirana Bank është pjesë e Balfin Group dhe operon në bashkërendim me objektivat dhe synimet e Grupit, për të qënë lider në ofrimin e shërbimeve financiare. Ajo vazhdon të rritet dhe zgjerohet, por ruan me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe për të qënë pararojë në ofrimin e produkteve të reja bankare në Shqipëri. Shumë prej bizneseve në Shqipëri e shohin Tirana Bank, si një pikë mbështetje të përhershme, për të investuar dhe zhvilluar me tej biznesin e tyre. 

Rrjeti i Degëve

Sot Tirana Bank ka 33 degë në shumicën e qyteteve kryesore, zonat industriale dhe zotëron një rrjet të gjerë ATM në të gjithë Shqipërinë. Shërbimi i klientelës në të gjithë rrjetin është në standarte profesionale dhe klienti mund të gjejë zgjidhje për çdo kërkesë apo nevojë financiare të tij. Objektivat në të ardhmen janë të lidhura ngushtë me “të qenit pranë klientit” dhe kjo tregon se ajo do të vazhdojë të zgjerohet si në aspektin gjeografik, po ashtu dhe në atë të produkteve dhe shërbimeve cilësore.

Personeli i Tirana Bank

Vendodhja dhe personeli janë dy pikat kyçe të një banke, për t'i shërbyer sa më mire klientit. Nën këtë filozofi, Tirana Bank ka krijuar një staf profesionistësh, me eksperiencë të gjerë në fushën bankare, të cilët përkushtimin e tyre e identifikojnë me suksesin e bankës. Përkushtimi në punë, respekti ndërmjet kolegëve, shkëmbimi i eksperiencave dhe komunikimi profesional me klientin janë vlerat më të mira të stafit të Bankës sonë.
Kultura e organizatës sonë nxit shpirtin krijues, bashkëpunimin, punën në skuadër dhe shpërblimin e meritave, për të arritur objektivat primare dhe për të përmbushur me sukses misionin tonë.