Profili i Grupit

Grupi BALFIN (Balkan Finance Investment Group) është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Grupi BALFIN u themelua në vitin 1993 në Vjenë nga z. Samir Mane, dhe sot është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Zvicër dhe Holandë. Grupi ka mbi 5.500 punonjës, përkushtimi dhe pasioni i të cilëve mbetet thelbësor në historinë e suksesit të Grupit.

Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me shumicë dhe me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, teknologjinë, median, edukimin, logjistikën, etj.

Grupi BALFIN është një partner i besueshëm që zbaton standardet më të larta të biznesit dhe etikës, me përvojë dhe ekspertizë në disa industri, kapitale të konsiderueshme financiare, burime njerëzore të jashtëzakonshme dhe me fokus të veçantë tek inovacioni.

Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme duke kontribuar në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale. Gjatë vitit 2021 mbi 14’000 persona kanë përfituar nga programet e investimeve sociale të Grupit BALFIN.