Ndryshime kontraktore TiBank +
I nderuar Klient,
Platforma e re digjitale TiBank+ do të plotësohet me disa funksionalitete të reja, duke ofruar një eksperiencë të përmirësuar ndjeshëm.
Në kuadër të këtij procesi, dëshirojmë t’ju informojmë për ndryshimet e rëndësishme kontraktore të “KONTRATË PËR SHËRBIMIN TIBANK+” që do të paraqiten si më poshtë:
1. Në pikën 3.7 “Klienti mund të informohet apo të kryejë nëpërmjet TiBank+, veprimet si më poshtë:” shtohet nënpika 3.7.10 me këtë përmbajtje si më poshtë:
3.7.10 Travel Notice (Njoftim i udhëtimit).
2. Në pikën 10 “Ndryshimi i Kushteve të Kontratës dhe komunikimi me Klientin”, shtohet
nënpika 10.3 me këtë përmbajtje si më poshtë:
10.3 Klienti ka mundësinë të njoftojë Bankën përmes TiBank+ për udhëtimet e planifikuara jashtë vendit duke deklaruar destinacionin dhe periudhën e udhëtimit. Klienti ka mundësinë që të deklarojë edhe një numër alternativ kontakti dhe të përkohshëm përgjatë periudhës së deklaruar të udhëtimit, përveç numrit të kontaktit të deklaruar dhe regjistruar në të dhënat e klientit në momentin e çeljes së llogarisë në Bankë. Me përdorimin e
funksionalitetit Travel Notice, Klienti deklaron se është informuar dhe pranon që njoftimi i udhëtimit shërben si informacion shtesë për Bankën në kuadër të monitorimit të përdorimit të kartës gjatë periudhës së deklaruar.
Klienti pranon dhe konfirmon se transaksionet e kryera me kartën e tij/saj gjatë periudhës së udhëtimit të deklaruar në Travel Notice konsiderohen transaksione të autorizuara prej tij/saj. Banka mund të kontaktojë klientin në numrin e telefonit të regjistruar në sistemet e saj dhe/ose në numrin alternativ të deklaruar në Travel Notice. Klienti është përgjegjës për rreziqet e vjedhjes ose ndryshimit të kodeve, nga persona të tretë të paautorizuar, per masat e sigurisë që duhet të ndjekë në përdorimin e Tibank+ dhe instrumentit të pagesës, si edhe për saktësinë e informacionit të dhënë Bankës. Në rast se klienti nuk është i kontaktueshëm në numrat e deklaruar, përfshirë edhe numrin alternativ të deklaruar në funksionalitetin Travel Notice nëpërmjet Tibank+, Banka konsiderohet se ka ndërmarrë përpjekjet e arsyeshme për kontaktimin e klientit, si edhe do të ndërmarre
të gjitha veprimet në lidhje me kontrollet dhe masat e sigurisë. Dorëzimi i një Travel Notice nuk kufizon të drejtën e Bankës për të kryer monitorimin ë transaksioneve dhe për të zbatuar kontrollet e nevojshme të sigurisë sipas kuadrit ligjor dhe rregullator të detyrueshëm për të dhe politikave dhe procedurave të saj në përputhje më
këtë kuadër të konkretizuara edhe në marrëdhënien kontraktore me klientin. Banka nuk garanton përdorimin e pandërprerë të kartës, pavarësisht njoftimit paraprak në Tibank+ nga klienti të shtetit se ku planifikohet të përdoret karta, në përmbushje të masave të ruajtjes dhe sigurisë së instrumentit të pagesës, për pezullimin e tij për arsye sigurie të instrumentit të pagesës, për arsye dyshimi për ligjshmërinë dhe korrektësinë e përdorimit të instrumentit të pagesës, për arsye dyshimi për përdorim të paautorizuar ose me mashtrim, vjedhjeje, humbjeje, grabitjeje, falsifikimi, abuzimi të instrumentit të pagesës, për arsyet e kalimit të kufirit të kredisë, si dhe në rastet kur i kërkohet nga autoritetet kompetentë mbikëqyrëse ose ato të sistemit të drejtësisë. Pavarësisht përdorimit të
këtij funksionaliteti, përgjegjësitë e klientit nuk ndryshojnë të cilat mbetën sipas parashikimeve dhe përcaktimeve ligjore e rregullatore dhe kontraktore me bankën.
TIRANA BANK
Drejtoria Qendrore: Rruga “Ibrahim Rugova”, Kutia Postare 2400/1, Tiranë - Shqipëri
T: +355 4 22 77 700 W: tiranabank.al E: info@tiranabank.al.
Ndryshimet e kushteve kontraktore do të aplikohen 2 muaj (dy) pas këtij njoftimi, në përputhje me parashikimet e pikës “Ndryshimi i kushteve të kontratës dhe komunikimi më Klientin” të Kontratës Për Shërbimin Tibank+. Nëse nuk doni të pranoni ndryshimet, keni të drejtë që brenda afatit të sipërpërmendur, të tërhiqeni dhe të zgjidhni Kontratën pa penalitet, pasi të keni paguar të gjitha detyrimet, komisionet e parashikuara në këtë Kontratë në mënyrë proporcionale deri në zgjidhjen e kontratës. Në rast së nuk zgjidhni Kontratën, brenda këtij afati kohor, konsiderohet se keni pranuar ndryshimin.
Për informacion të detajuar mund të vizitoni një nga degët e Tirana Bank, faqen zyrtare të internetit të Tirana Bank www.tiranabank.al ose të telefononi në numrat 0800 68 68 / 355 4 227 7700.
BANKA e TIRANËS Sh.A


