Depozita Upfront

Nëse dëshironi të përfitoni interesin e depozitës që në fillim te investimit tuaj në mënyrë që të rrisni të ardhurat tuaja, t’i investoni përsëri apo thjesht t’i shpenzoni ato, për këtë ju shërben kjo depozitë që plotëson të gjitha nevojat tuaja.

Me depozitën “Upfront” ju mund të përfitoni interesin e plotë në llogarinë tuaj, që në ditën e parë të krijimit të depozitës.

  • Karakteristikat kryesore të depozitës me afat Upfront”:

-  Afati: 6, 9 ose 12 muaj

-  Monedha: ALL, EUR, USD

-  Minimumi i hapjes së depozitës: LEK 300,000, EUR 3,000, USD 3,000

-  Interesi përfitohet në datën e çeljes së depozitës

-  Nuk lejohet thyerja e depozitës me afat para datës së maturimit

 

Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni me degët tona në të gjithë Shqipërinë ose telefononi falas InfoBank 0800 68 68.

 

Depozitat në Banka e Tiranës SHA sigurohen nga Agjensia e Sigurimit të Depozitave (www.asd.gov.al) në bazë të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, deri në shumën LEK 2.500.000 ose ekuivalentin e kësaj shumë në monedhë të huaj.