Politika e Privatësisë
Mbrojtja e të dhënave
Banka e Tiranës Sha, nëpërmjet faqes së saj të internetit mbledh informacione në formën e anketimeve mbi cilësinë e shërbimeve të saj. Këto informacione nuk përfshijnë të dhëna personale përtej të dhënave me natyrë demografike (mosha, gjinia, qyteti, etj) dhe nuk përfshijnë të dhëna që mund të identifikojnë drejtpërdrejt individin, përveç rasteve kur përdoruesi i jep vullnetarisht
Informacionet e mbledhura janë vetëm për qëllime të vlerësimeve të brendshme të institucionit, analizave statistikore, me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj klientëve.
Ky informacion përpunohet dhe kontrollohet vetem nga Banka e Tiranës Sha, me seli në Bulevardi “Zhan D'Ark”, Njësia Administrative nr. 2, Godina “MET Tirana Building”, Tiranë vetëm për komunikim, qëllime statistikore ose historike dhe për të përmirësuar shërbimet që ofrohen në përputhje me ligjin 124/2024 date 19.12.2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Për çdo përpunim që kërkon pëlqim sipas legjislacionit per mbrojtjen e te dhenave personale, GDPR, Banka do të kërkojë pëlqim të shprehur, të qartë dhe të informuar, dhe jo të nënkuptuar nga përdorimi i faqes. Përdorimi i faqes së internetit nuk konsiderohet pëlqim për përpunimin e të dhënave personale.
Banka nuk do të përdorë të dhënat tuaja për marketing, përveçse nëse ka marrë më parë pëlqimin tuaj të qartë.
Të dhënat personale të njoftuara nëpërmjet email-it (si adresës së email-it, ashtu edhe çdo të dhëne tjetër personale që përmban email-i) të dërguara vullnetarisht në adresat e specifikuara në këtë faqe interneti do të përpunohen vetëm nga BANKA e TIRANËS Sh.A dhe vetëm në përputhje me qëllimin për të cilin janë dërguar.
Cdo e dhënë personale që mblidhet nga Banka e Tiranës Sh.A nëpërmjet faqes së saj të internetit do të grumbullohet, përpunohet dhe ruhet nga Banka në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 124/2024, datë 19.12.2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private. Pra, të dhënat personale nuk do të përhapen tek palët e treta përveç nëse kërkohet me ligj dhe/ ose nga autoritetet kompetente.
Kredencialet e përdorura për përdorimin e platformës elektronike Tibank të aksesueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, janë tërësisht të inkriptuara duke siguruar konfidencialitetin e tyre.
Të dhënat personale mbahen vetëm për kohën që nevojiten për përmbushjen e qëllimeve për të cilat janë mbledhur. dhe më pas fshihen, përveç rasteve kur një periudhë më e gjatë ruajtjeje kërkohet me ligj. Të dhënat e mbledhura përmes faqes së internetit zakonisht nuk ruhen më shumë se 5 vjet. Masa të caktuara sigurie zbatohen për të parandaluar humbjen e të dhënave, përdorimin e paligjshëm dhe të padrejtë, si dhe ndërhyrjet e paautorizuara. Banka e Tiranës Sha është përgjegjëse për zbatimin e këtyre kërkesave në të gjitha përpunimet automatike ose me mjete të tjera të të dhënave.
Në bazë të ligjit nr. 124/2024, datë 19.12.2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, individët gëzojnë të drejtën për të marrë në çdo kohë informacion:
- mbi përpunimin e të dhënave të tyre;
- aksesojnë të dhënat personale;
- kërkojnë korrigjimin e të dhënave të pasakta ose plotësimin e të dhënave të paplota;
- kërkojnë fshirjen e të dhënave (“e drejta për t’u harruar”);
- kërkojnë kufizimin e përpunimit;
- kundërshtojnë përpunimin për arsye legjitime;
- kërkojnë portabilitetin e të dhënave tek një kontrollues tjetër;
- tërheqin pëlqimin në çdo kohë.
Palët e interesuara kanë të drejtë të kërkojnë anullimin, transformimin në mënyrë anonime ose bllokimin e informacionit dhe të te dhënave që trajtohen në kundërshtim me ligjin, si dhe në çdo rast të kundërshtojnë, për arsye të ligjshme, trajtimin e tyre.
Nëse ju mendoni se privatësia juaj jështë cënuar apo për të ushtruar të drejtat tuaja ju mund të kontaktoni në çdo kohë në një prej degëve tona në adresat e dhëna në faqen e internetit, nepermjet numrit te telefonit pa pagesë tel-0800 68 68 dhe ne adresen elektronike dpo@tiranabank.al. Stafi ynë do të jetë i gatshëm t’ju ofrojë asistencën e kërkuar.
Nëse përdoruesit e faqes së internetit të BANKA e TIRANËS Sh.A ridrejtohen në faqet e internetit të palëve të treta nëpërmjet lidhjeve të vendosura në të, Banka nuk është përgjegjëse për menaxhimin dhe politikat e mbrojtjes të të dhënave personale që aplikojnë të tretët. Kjo Politikë Privatësie nuk zbatohet përj faqet e internetit të palëve të treta.
Kukit (Cookies)
Kur ju hyni në këtë faqe, informacioni mund të ruhet përkohësisht në kujtesën e kompjuterit tuaj ose në hard diskun e tij për ta bërë më të lehtë për ju që të lëvizni në faqe. Nje Kukit (Cookies) quhet një copez e vogël informacioni, që dergohet nga një web server per tu ruajtur në nje browser në mënyrë që ky i fundit të ketë mundesi ti kthehet per ta lexuar. Kukit (Cookies) nuk përdoren për transmetimin e të dhënave personale/fjalëkalime nga përdoruesit. Ju mund të ndryshoni parametrat tek browser – i për të parandaluar cookies nëse nuk deshironi të keni një të tillë të vendosur kur vizitoni faqen tonë të internetit. Megjithatë duke e aplikuar këtë ju mund mos të keni akses të plotë në të gjitha faqet e tjera web. Disa cookies ruhen deri në momentin kur ju mbyllni dritaren e browserit e më pas fshihen automatikisht nga ky I fundit.
Pronësia intelektuale
Kjo faqe do të konsiderohet si një tërësi e pandashme. Kopjimi apo transmetimi i plotë apo i pjesshëm i të dhënave të saj nuk është i lejuar. Të gjitha të dhënat (tekst, tinguj dhe imazhe) të përfshira në këtë faqe janë pronë e Bankës së Tiranës Sha ose partnerëve e saj. Kopjimi, shfaqja apo shpërndarimi i plotë apo i pjesshëm i përmbajtjes së kësaj faqeje, përveç se për qëllime personale, është e ndaluar me çdo mënyrë. Çdo moszbatim i këtij rregulli, përbën shkelje me pasoja të natyrës ligjore. Është rreptësisht e ndaluar të përdoret ose kopjohet emri “Tirana Bank” dhe / ose logo e saj, individualisht ose së bashku, për çfarëdo qëllimi, dhe në veçanti për qëllime reklamimi, pa pëlqimin paraprak me shkrim të Bankës së Tiranës Sha. Ky dokument përbën “Politikën mbi Privatësinë” të kësaj faqe interneti, i cili do të jetë objekt i përditësimeve të mëtejshme.
Ky dokument përbën Politikën e Privatësisë së faqes së internetit dhe mund të përditësohet periodikisht. Çdo përditësim do të publikohet në këtë faqe.
Nëpërmjet hyrjes në këtë faqe interneti, ju konfirmoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e parashikuara më sipër.


