Tirana Bank është e pranishme në Shqipëri që nga viti 1996. Gjatë këtyre viteve ajo ka investuar në rritjen dhe zgjerimin e numrit të degëve për të qenë sa më pranë njerëzve dhe klintëve të saj.

Sot, Tirana Bank numëron 13 Degë në Rrethin e Tiranës dhe 22 Degë në rrethet e tjera të Shqipërisë. Pranë tyre do të gjeni të gjithë asistencën e nevojshme dhe informacionin për shërbimet që Tirana Bank mund t'ju ofrojë.

Degët tona janë të lidhura në rrjet komunikimi kompjuterik me njëra-tjetrën, me Administratën Qendrore dhe me sistemet kryesore bankare ndërkombëtare, gjë e cila mundëson kryerjen e transaksioneve me shpejtësi të lartë, siguri dhe fleksibilitet.

Stafi i degëve është i trainuar dhe i specializuar për t'i dhënë zgjidhje të gjitha pyetjeve dhe problemeve që mund të lindin. Mos hezitoni të kontaktoni!

Për më tepër, mund të telefononi në numrin 0800 68 68 pa pagesë.

 

Kliko këtu për të parë rrjetin e degëve në Google Maps