Sistemi i Transfertave

Në fushën e transfertave dhe të sistemit të pagesave në tërësi, Tirana Bank paraqet një shërbim të konsoliduar me një infrastrukture bilaterale të ngritur me 150 banka në vend dhe jashtë. Ky sistem mbahet në përmirësim të vazhdueshëm sipas rregullave dhe standarteve, duke adoptuar teknologjinë moderne të kohës dhe kerkesat në rritje të tregut.

Tirana Bank do të vazhdojë të jetë pranë klientëve të saj me shërbime të tilla, që ulin kostot e shërbimeve financiare. Ajo tashmë është e pranishme në cdo qytet të Shqipërisë me 35 degë dhe agjensi ku klientët mund t’i tërheqin transfertat më pranë shtëpisë së tyre.

SWIFT code i Tirana Bank është TIRBALTR