Në fushën e transfertave dhe të sistemit të pagesave në tërësi, Tirana Bank paraqet një shërbim të konsoliduar me një infrastrukture bilaterale të ngritur me 150 banka në vend dhe jashtë. Ky sistem mbahet në përmirësim të vazhdueshëm sipas rregullave dhe standarteve, duke adoptuar teknologjinë moderne të kohës dhe kerkesat në rritje të tregut.

Tirana Bank do të vazhdojë të jetë pranë klientëve të saj me shërbime të tilla, që ulin kostot e shërbimeve financiare. Ajo tashmë është e pranishme në cdo qytet të Shqipërisë me 35 degë dhe agjensi ku klientët mund t’i tërheqin transfertat më pranë shtëpisë së tyre.

SWIFT code i Tirana Bank është TIRBALTR

Tirana Bank nenshkruan Marreveshje me Banka Popolare di Vicenza ne kuadrin e trajtimit te emigranteve shqiptare qe punojne dhe jetojne ne Itali, te cilet duan te dergojne para tek te afermit e tyre ne Shqiperi “Back Home”, duke i derguar ato me Kosto sa me te ulet per perfituesit.
Banka Popolare di Vicenza shtrihet ne te gjithe Italine me rrjetin e saj bankar te perbere nga me shume se 500 dege. Ajo ofron kete sherbim ne te gjithe rrejtin, si dhe ne Grupin e saj Bankar qe perbehet nga:

1. Banka Popolare di Vicenza
2. Banka Nuova
3. Cassa di Risparmio di Prato

Kushtet e Ofertes:

• Shuma deri ne 2.500 EUR nga Italia ne Shqiperi
• Oferta vetem per monedhen EUR.
• Transferta kryhet brenda dites
• Kur perfituesi eshte klient i Tirana Bank paguan vetem 3 EUR komision
• Kur perfituesi nuk eshte klient i Tirana Bank paguan 5 EUR komision
• Derguesi paguan 10 EUR komision ne Banken Italiane

Per me teper informacion drejtohuni ne nje nga deget tona ose ne deget e Bankave Partnere.