Datë: 18/04/2025

Departamenti i Thesarit manaxhon pozicionet e hapura valutore që rrjedhin nga aktiviteti i bankës dhe ofron kuotime për transaksionet e këmbimeve valutore të kërkuara nga klientela e bankës.
     

 

  BLIHET SHITET 
USD   85.30  89.10
EUR   97.00 101.40
GBP 113.20 118.40
CHF 104.20 109.00

 

Këmbimet Valutore Spot,

Këmbimet Valutore Spot – është një marrëveshje mes dy paleve, (Bankë-Klient) për blerjen e një monedhe përkundrejt shitjes së një monedhe tjetër me një çmim të rënë dakord mes tyre ku shlyerja e këtij transaksioni bëhet deri në dy ditë pas datës së marreveshjes.

Këmbimet Valutore të së ardhmes

Këmbimet Valutore të së ardhmes- është një marrëveshje mes dy palëve, (bankë-klient), për blerjen e një monedhe përkundrejt shitjes së një monedhe tjeter me një çmim të rënë dakord mes tyre ku shlyerja e transaksionit bëhet me vonë se dy ditë nga data e marrëveshjes.

Për dy produktet e mësiperme, kuotimet e ofruara “bid-ask” përcaktohen nga Departamenti i Thesarit. Kuotimi “bid” është kursi i këmbimit valutor me të cilin banka dëshiron të blejë monedhën më të fortë në transaksion. Kuotimi “ask” është kursi i këmbimit valutor me të cilin banka dëshiron të shesi monedhën më të fortë në transaksion.

Monedhat që mund të konvertohen janë: ALL, EUR, USD, GBP, CHF, JPY, DKK, NOK, AUD

Shërbimi i këmbimeve valutore ofrohet në të gjitha degët e Bankës Tirana.
Platforma Online Banking ofron mundësinë e këmbimit valutor në 24 orë.

Për më tepër informacion ju mund t'ju drejtoheni direkt specialistëve të Departamentit të Thesarit: 

Andi Hoxha Nën-Drejtor 

Tel: +355 4 2277714

Artan Dervishi FX Dealer

Tel: +355 4 2281771