Shërbimet e investimeve të ofruara për klientët

Tirana Bank është liçensuar nga Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti I Mbikqyrjes Financiare në lidhje me veprimtaritë që mund të ushtrojë në Tituj. 

Shërbimet dhe aktivitetet e investimeve, si dhe shërbimet ndihmëse, per të cilat Banka është e liçensuar të ofrojë, janë si më poshtë:

Shërbimet dhe aktivitetet e investimeve:

  •  Marrja dhe transmetimi i urdhrave në lidhje me një ose më shumë instrumente financiare
  •  Ekzekutimi i urdhrave në emër të Klientëve
  •  Tregtimi për llogari të vet

Shërbimet ndihmëse:

  •   Ruajtja dhe administrimi i instrumenteve financiare në emër të klientëve.

Në përputhje me ligjin Nr 62/2020 “Për tregjet e kapitalit”, Tirana Bank përpara se të ofrojë një shërbim investimi ose të kryejë transaksion me klientët e saj, bën kategorizimin e secilit klient dhe trajton secilin klient në një mënyrë që plotëson kërkesat e kategorisë në të cilën klienti është klasifikuar.

Banka kategorizon klientët në një nga kategoritë e mëposhtme sipas plotësimit të kritereve të përcaktuara në ligjin Nr 62/2020 “Për tregjet e kapitalit”

  • Klient profesionist
  • Klient joprofesionist
  • Klient i kualifikuar
  • Palë e pranueshme

Instrumentet financiare për të cilët Tirana Bank kryen transaksione për klientët e saj janë:          

a) titujt e transferueshëm*;

b) instrumentet e tregut të parasë;

*Për titujt e transferueshem kompleks, Tirana bank bazuar në ligjin Nr 62/2020 “Për tregjet e kapitalit” aplikon te klientët e saj testin e përshtatshmërisë.

Penesta Gjoka , Head Treasury & Financial Markets Division
   Tel +355 4 22 77 711

 Nertila Xhafa , Shefe e Njësisë së Kujdestarisë
   Tel +355 4 22 55 874

Paketa e Informimit të Përgjithshëm