Këmbimet valutore
Datë: 03/10/2024
Departamenti i Thesarit manaxhon pozicionet e hapura valutore që rrjedhin nga aktiviteti i bankës dhe ofron kuotime për transaksionet e këmbimeve valutore të kërkuara nga klientela e bankës.
BLIHET | SHITET | |
USD | 87.90 | 91.50 |
EUR | 97.10 | 101.50 |
GBP | 115.50 | 120.50 |
CHF | 103.00 | 107.40 |
Këmbimet Valutore Spot,
Këmbimet Valutore Spot – është një marrëveshje mes dy paleve, (Bankë-Klient) për blerjen e një monedhe përkundrejt shitjes së një monedhe tjetër me një çmim të rënë dakord mes tyre ku shlyerja e këtij transaksioni bëhet deri në dy ditë pas datës së marreveshjes.
Këmbimet Valutore të së ardhmes
Këmbimet Valutore të së ardhmes- është një marrëveshje mes dy palëve, (bankë-klient), për blerjen e një monedhe përkundrejt shitjes së një monedhe tjeter me një çmim të rënë dakord mes tyre ku shlyerja e transaksionit bëhet me vonë se dy ditë nga data e marrëveshjes.
Për dy produktet e mësiperme, kuotimet e ofruara “bid-ask” përcaktohen nga Departamenti i Thesarit. Kuotimi “bid” është kursi i këmbimit valutor me të cilin banka dëshiron të blejë monedhën më të fortë në transaksion. Kuotimi “ask” është kursi i këmbimit valutor me të cilin banka dëshiron të shesi monedhën më të fortë në transaksion.
Monedhat që mund të konvertohen janë: ALL, EUR, USD, GBP, CHF, JPY, DKK, NOK, AUD
Shërbimi i këmbimeve valutore ofrohet në të gjitha degët e Bankës Tirana.
Platforma Online Banking ofron mundësinë e këmbimit valutor në 24 orë.
Për më tepër informacion ju mund t'ju drejtoheni direkt specialistëve të Departamentit të Thesarit:
Andi Hoxha Nën-Drejtor
Tel: +355 4 2277714
Artan Dervishi FX Dealer
Tel: +355 4 2281771