Kredi për investim në aktive fikse
Ky program financimi është krijuar për të mbështetur investimet për bizneset e vogla dhe të mesme që operojnë në sektorin e bujqësisë dhe agro-përpunimit duke ndihmuar këto biznese të zgjerojnë aktivitetin, përmirësojnë teknologjinë dhe të rrisin kapacitetet prodhuese.
Shuma e kredisë: deri në 25 milionë lekë.
Monedha: Lekë (ALL)
Norma e interesit: Normë efektive interesi vjetore jo më e lartë se 2% në vit.
Komisione: 0% komision administrimi.
Afati i kredisë: Nga 36 muaj deri në 60 muaj.
Këste fleksibël sipas sezonalitetit të biznesit


