Produktet e Financimit të Keshit
Panelet fotovoltaike janë zgjidhja e duhur për prodhimin e energjisë për biznesin tuaj me kosto më të ulët.
Tirana Bank eshtë pranë jush dhe nevojave të biznesit tuaj, duke ju ofruar financim deri në 100% për blerjen dhe instalimin e paneleve fotovoltaike.
Investoni sot dhe përfitoni përgjithmonë!
Kredi për panele fotovoltaike
Shuma : Deri në 150.000€ (ose ekuivalenti në Lekë)
Afati : Deri në 60 muaj
Garanci Personale e aksionerit/ve
- Garanci personale e aksionerit/ve
- Barrë siguruese mbi panelet brenda 6 muaj nga miratimi
Avantazhet
- Kolateral i ofruar vetëm për panelet fotovoltaike
- Financim deri në 100%
- Miratim i shpejtë
- Periudhë shtyrje e pagesës së principalit deri në 6 muaj nga disbursimi i parë
- Sigurim jete vetëm nga aksidentet
Investo në energjinë e të ardhmes!
Tirana Bank ofron llogari rrjedhëse të biznesit në valuta të ndryshme, LEK, EUR,
USD, GBP dhe CHF. Me një gjendje minimale të nevojshme prej LEK 10.000/EUR 100/USD 100 në llogari, biznesi juaj mund ta përdorë për lloje të ndryshme transaksionesh, si depozita dhe tërheqje kesh, depozita, pagesa për partnerët tuaj të biznesit etj.
Përmes llogarive të biznesit tuaj në bankën tonë, shoqëria juaj mund të kryejë pagesa të shpejta dhe të sakta për OSHEE, UK në të gjitha qytetet, kompanitë telefonike dhe internetin.
Ju mund të paguani taksat, sigurimet shoqërore dhe detyrimet doganore të shoqërisë suaj nëpërmjet llogarive tuaja të biznesit në bankën tonë.
Permes llogarise suaj te biznesit ju mund te kryeni derdhje apo terheqje te keshit, si dhe mund te paguani kestet e kredive
Me anë të shërbimit tonë të brendshëm të transaksionit, ju mund të mblidhni të arkëtueshmet e shoqërisë suaj, dhe të paguani furnizuesit tuaj pa asnjë kosto shtesë.
Libri i çeqeve është një dokument që urdhëron një bankë për të paguar një shumë
të caktuar parash nga llogaria e një personi te personi në emër të të cilit është
lëshuar çeku. Nëse ndodheni larg nga ndonjë degë e bankës, ose nuk mund të hyni në llogarinë tuaj e-banking, ose nëse furnizuesi juaj nuk ka llogari në Tirana
Bank, atëherë ju fare lehtë mund të përdorni librin tuaj të çeqeve.
Është një marrëveshje mes dy palëve (midis Kontraktorëve dhe Agjentit Escrow-Tirana Bank), përmes të cilit Agjenti Escrow (Banka) pranon të menaxhojë shumën escrow në llogarinë escrow të hapur në Bankë, shumë e cila vihet në dispozicion me përmbushjen e kushteve dhe rrethanave të përcaktuara në këtë
marrëveshje.
Banking-u online, i njohur si banking-u në internet, është një sistem pagesash elektronike që ju mundëson ju si klienti ynë të kryeni një sërë transaksionesh financiare kundrejt të tjerëve.
E-Banking është dega jonë online, për ju.
Divizioni i Thesarit dhe Tregjeve Financiare ofron norma konkurruese të këmbimit valutor dhe në kohë reale, për konvertimin e fondeve tuaja nga një monedhë në një tjetër
Divizioni i Thesarit dhe Tregjeve Financiare në bashkëpunim me Njësinë e Depozitimit dhe Kujdestarisë, u ofron klientëve të Bankës:
(i) shërbimin e ndërmjetësimit në ankandet primare të letrave me vlerë të qeverisë shqiptare,
(ii) transaksionet (blerje/shitje) në tregun sekondar,
(iii) administrimin e portofolit të investimeve të klientit dhe llogar
Mesazhi SWIFT MT101 aplikohet kur Klienti urdhëron Tirana Bank përmes SWIFT,
për të debituar llogarinë/të e tij, dhe kredituar llogarinë/të e palëve të treta vendore dhe ndërkombëtare.
Kodi SWIFT MT 101 është i dobishëm dhe efikas për shoqëritë ndërkombëtare, të cilat kanë llogari në Tirana Bank, dhe nuk mund të kontaktojnë direkt me Bankën, për shkak të pamundësisë gjeografike ose praktike.
Debitimi Direkt është një shërbim i ofruar nga Banka për të gjithë Klientët e Biznesit, i cili mundëson kryerjen e pagesave të rregullta mujore, si pagesat për shërbimet utilitare ose telefonike automatikisht nga një llogari personale/biznesi te një Shoqëri kliente. Ky shërbim bazohet në marrëveshjet që Tirana Bank ka lidhur me shoqëritë që ofrojnë shërbime telefonike dhe utilitare.
Urdhri Automatik është një shërbim që i ofrohet klientëve për të kryer pagesa periodike në shuma fikse automatikisht nga Llogaria Rrjedhëse. Klienti mund të kryejë pagesa të ndryshme, si: qiraja, abonimet e ndryshme, etj.
Pika e shitjes (POS) ose pika e blerjes (POP) është koha dhe vendi ku kryhet një transaksion me pakicë. Është gjithashtu pikë në të cilën një klient bën një pagesë në këmbim të mallrave ose pas marrjes së një shërbimi. Pas marrjes së pagesës, tregtari lëshon një faturë për transaksionin, e cila zakonisht printohet në çast.
POSI, më shumë zgjidhje për një klientelë në rritje, më shumë mundësi për ty.
Programi i përshpejtimit të pranimit të pagesave digjitale nga MasterCard në Shqipëri.
Qëllimi i programit:
Programi i Përshpejtimit të Pranimit të Pagesave Digjitale nga Mastercard në Shqipëri, në mbështetje të bizneseve, ka për qëllim zgjerimin e rrjetit të pranimit të pagesave elektronike në vend duke shpërndarë deri në 4,750 pajisje POS.
Kriteret e Pranimit:
- Tregtarët në Shqipëri që plotësojnë kriteret e mëposhtme janë të pranueshëm për të marrë pjesë:
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (si personat fizikë, ashtu edhe shoqëritë
me përgjegjësi të kufizuar) që operojnë në sektorët e mëposhtëm: Dyqane ushqimore (MCC 5411), Hotele (MCC nga 3501 deri në 3999 dhe MCC 7011), Restorante & Kafene (MCC 5811, 5812, 5813, 5814, 5441, 5451 dhe 5462), si dhe Taksi (MCC 4121). - Tregtarët që janë të rinj në përdorimin e POS-it, pra ata që nuk kanë pasur më parë një terminal POS.
- Tregtarët me dyqane fizike.
Përfitimet e programit:
Bizneset pjesëmarrëse do të kenë përfitimet e mëposhtme për një periudhë 12-mujore pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me një bankë pjesëmarrëse në program:
- Terminal POS pa asnjë kosto
- 0% komisione për të gjitha transaksionet me kartë, deri në një shumë të paracaktuar vjetore të vëllimit të transaksioneve me kartë, sipas sektorit:
- EUR 19,000 në vit për dyqanet ushqimore (MCC 5411)
- EUR 24,000 në vit për hotelet (MCC nga 3501 deri në 3999 dhe MCC 7011)
- EUR 15,000 në vit për restorantet dhe kafenetë (MCC 5811, 5812, 5813, 5814, 5441, 5451 dhe 5462)
- EUR 2,000 në vit për taksitë (MCC 4121)
- Marrëveshja me bankën përfituese pjesëmarrëse duhet të nënshkruhet brenda kohëzgjatjes së programit.
Kohëzgjatja e programit:
Programi fillon më 1 Maj 2025 dhe do të përfundojë ose pas shpërndarjes së 4.750 terminaleve të reja POS, ose më 30 Prill 2026, cilado ndodh më parë.
Rregullat e përgjithshme të programit:
- Çdo biznes mund të nënshkruajë një marrëveshje vetëm me një bankë përfituese pjesëmarrëse në kuadër të programit.
- Çdo biznes pjesëmarrës mund të marrë maksimumi 1 terminal POS pa asnjë kosto. Në rast se një tregtar operon në më shumë se një MCC të pranueshëm nën një biznes të vetëm, secili MCC konsiderohet një tregtar i veçantë.
- Terminalet POS të instaluara duhet të mbeten aktive duke gjeneruar një minimum prej katër transaksionesh Mastercard në çdo tremujor.
Përfundimi i programit:
- Në çdo kohë gjatë periudhës 12-mujore pas nënshkrimit të marrëveshjes me një bankë pjesëmarrëse, tregtarët mund të largohen nga programi dhe të kthejnë terminalin POS pa asnjë kosto ose penalizim.
- Pas përfundimit të periudhës 12-mujore, tregtarët mund të kthejnë terminalin POS pa asnjë kosto ose penalizim, ose të kalojnë në termat e paracaktuara të kontratës me bankën pjesëmarrëse para fillimit të periudhës 12-mujore.
Nëse je një biznes i vogël dhe i mesëm, bëhu pjesë e programit POSÍ dhe përfito një terminal POS falas për një periudhë 12 mujore me zero interes për të gjitha transaksionet me kartë deri në një shumë të paracaktuar vjetore sipas kategorive.
Mëso më shumë në Mastercard.com/POSI