Programi POSI nga MasterCard
POSI, më shumë zgjidhje për një klientelë në rritje, më shumë mundësi për ty.
Programi i përshpejtimit të pranimit të pagesave digjitale nga MasterCard në Shqipëri.
Qëllimi i programit:
Programi i Përshpejtimit të Pranimit të Pagesave Digjitale nga Mastercard në Shqipëri, në mbështetje të bizneseve, ka për qëllim zgjerimin e rrjetit të pranimit të pagesave elektronike në vend duke shpërndarë deri në 4,750 pajisje POS.
Kriteret e Pranimit:
- Tregtarët në Shqipëri që plotësojnë kriteret e mëposhtme janë të pranueshëm për të marrë pjesë:
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (si personat fizikë, ashtu edhe shoqëritë
me përgjegjësi të kufizuar) që operojnë në sektorët e mëposhtëm: Dyqane ushqimore (MCC 5411), Hotele (MCC nga 3501 deri në 3999 dhe MCC 7011), Restorante & Kafene (MCC 5811, 5812, 5813, 5814, 5441, 5451 dhe 5462), si dhe Taksi (MCC 4121). - Tregtarët që janë të rinj në përdorimin e POS-it, pra ata që nuk kanë pasur më parë një terminal POS.
- Tregtarët me dyqane fizike.
Përfitimet e programit:
Bizneset pjesëmarrëse do të kenë përfitimet e mëposhtme për një periudhë 12-mujore pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me një bankë pjesëmarrëse në program:
- Terminal POS pa asnjë kosto
- 0% komisione për të gjitha transaksionet me kartë, deri në një shumë të paracaktuar vjetore të vëllimit të transaksioneve me kartë, sipas sektorit:
- EUR 19,000 në vit për dyqanet ushqimore (MCC 5411)
- EUR 24,000 në vit për hotelet (MCC nga 3501 deri në 3999 dhe MCC 7011)
- EUR 15,000 në vit për restorantet dhe kafenetë (MCC 5811, 5812, 5813, 5814, 5441, 5451 dhe 5462)
- EUR 2,000 në vit për taksitë (MCC 4121)
- Marrëveshja me bankën përfituese pjesëmarrëse duhet të nënshkruhet brenda kohëzgjatjes së programit.
Kohëzgjatja e programit:
Programi fillon më 1 Maj 2025 dhe do të përfundojë ose pas shpërndarjes së 4.750 terminaleve të reja POS, ose më 30 Prill 2026, cilado ndodh më parë.
Rregullat e përgjithshme të programit:
- Çdo biznes mund të nënshkruajë një marrëveshje vetëm me një bankë përfituese pjesëmarrëse në kuadër të programit.
- Çdo biznes pjesëmarrës mund të marrë maksimumi 1 terminal POS pa asnjë kosto. Në rast se një tregtar operon në më shumë se një MCC të pranueshëm nën një biznes të vetëm, secili MCC konsiderohet një tregtar i veçantë.
- Terminalet POS të instaluara duhet të mbeten aktive duke gjeneruar një minimum prej katër transaksionesh Mastercard në çdo tremujor.
Përfundimi i programit:
- Në çdo kohë gjatë periudhës 12-mujore pas nënshkrimit të marrëveshjes me një bankë pjesëmarrëse, tregtarët mund të largohen nga programi dhe të kthejnë terminalin POS pa asnjë kosto ose penalizim.
- Pas përfundimit të periudhës 12-mujore, tregtarët mund të kthejnë terminalin POS pa asnjë kosto ose penalizim, ose të kalojnë në termat e paracaktuara të kontratës me bankën pjesëmarrëse para fillimit të periudhës 12-mujore.
Nëse je një biznes i vogël dhe i mesëm, bëhu pjesë e programit POSÍ dhe përfito një terminal POS falas për një periudhë 12 mujore me zero interes për të gjitha transaksionet me kartë deri në një shumë të paracaktuar vjetore sipas kategorive.
Mëso më shumë në Mastercard.com/POSI


