Dokumente për Arkëtim
Dokumente për Arkëtim është një proces ku klienti (Eksportuesi), nëpërmjet bankës
sonë, dërgon në bankën e Importuesit dokumente të cilat lidhen me një dërgesë
të veçantë mallrash së bashku me udhëzimet përkatëse për pagesë. Dokumentet paraqiten për kryerjen e Pagesës ose kundrejt Pranimit (përcaktohet data e maturimit të pagesës).
Mënyrat e pagesës:
• D/P – Lëshimi i dokumenteve bëhet kundrejt pagesës direkte nga Importuesi;
• D/A – Lëshimi i dokumenteve bëhet
kundrejt pranimit të tij për të kryer pagesën në një datë të mëvonshme;
Në këto transaksione bankat ndërmjetësojnë vetëm përmbushjen e instruksioneve për pagesë, por nuk mbajnë përgjegjësi për kontrollin e dokumenteve të
eksportuesit.


