Ndërmjetësimi në Sigurime

Banka e Tiranës sh.a është licensuar nga Autoriteti Mbikqyrjes Financiare, me vendim nr. 76, datë 15.06.2020 për ushtrimin e veprimtarisë së ndërmjetesimit në Sigurime për klientët, në klasat e jetës dhe jo-jetës (vendosur bashkengjitur vendimi AMF-se vetëm për referencën tuaj).

Aktiviteti ndërmjetësimit në sigurime ushtrohet nga banka jonë në mbrojtje të interesave të të siguruarve nëpërmjet administrimit të kërkesës së klientit lidhur me produktet e sigurimit, të cilat i përkasin dhe ofrohen nga shoqeritë e sigurimit të përzgjedhura.

Banka e Tiranës në rolin e ndërmjetësit në Sigurime:

  • Kryen të gjitha veprimtaritë si prezantimi, propozimi apo aktivitete të tjera përgatitore, të cilat kanë të bejnë me negocimin me shoqeritë e sigurimit të përzgjedhura, në emër dhe për llogari të konsumatorit, për ti mundësuar nënshkrimin e një kontrate sigurimi, sipas kërkesave dhe nevojave të tij;
  • Ushtron veprimtarinë e saj duke mbrojtur interesat e të siguruarve, duke negociuar për produktin me të përshtatshëm për nevojat dhe kërkesat e klientit për sigurim, kushtet e sigurimit dhe primin me të mirë për policën e sigurimit;
  • Informon me shkrim klientin mbi karakteristikat e produkteve të sigurimit dhe komisionet mbi mbulimin e kërkuar;
  • Kontrollon përmbajtjen e kontratës së sigurimit përpara nënshkrimit dhe e paraqet tek klienti;
  • Asiston të Siguruarin gjatë kohëzgjatjes së policës për përmbushjen e të drejtave dhe detyrimeve të kontratës;
  • Përfshin asistencën për ushtrimin e të drejtave që rrjedhin nga kontrata e sigurimit, vecanërisht zgjidhjen e kërkesave për dëmshpërblim nga shoqëria e sigurimit, në emër dhe për llogari të konsumatorit.


Informim mbi produktet e sigurimit

Materialet bashkengjitur janë materiale informuese të cilat kanë për qëllim t’i shërbejnë klientit si një udhëzues, për ti ndihmuar ata të kenë një informacion bazik.

Çdo klient i Bankës mund të kontaktojë Njësinë e Sigurimeve (Ndërmjetësimi për Produktet e Sigurimit) për cdo informacion më të detajuar rreth produkteve të sigurimit nëpërmjet një prej mënyrave të mëposhtme:

Në numrin fiks: +355 4 22 77 779 përgjatë orarit zyrtar të punës 08:30 - 17:00;

Nëpermjet e-mail-it: [email protected]

Nëpermjet postës në adresën:  Njësia e Sigurimeve, Divizioni Retail, Banka e Tiranës, Rr. Ibrahim Rrugova, 2400/1, Tiranë, Shqipëri.

 

Bashkengjitje:

  • Sigurimi i Pronës
  • Sigurimi i Jetës për Kredite Hipotekare
  • Sigurimi i Jetës për Kreditë Konsumatore të Pasiguruara
Sigurimi Pronës Sigurimi Jetës për Kreditë Hipotekare Sigurimi Jetës për Kreditë Konsumatore të Pasiguruara