Shumë rrugë për të kryer pagesat tuaja! Tani jo më me Tirana Bank!

 

Me një përvojë disa vjeçare në tregun bankar shqiptar, Tirana Bank arrin të ofrojë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh, kombinuar me një shumëllojshmëri të rrugëve të pagesave, të cilat lehtësojnë e shpejtojnë veprimet e përditshme për këdo.

 

Synimi ynë është plotësimi i kërkesave të klientëve tanë në përputhje me ndryshimet sociale e teknologjike.

 

Pagesat që mund të kryeni në sportelin e Bankes Tirana:

 

Në secilën nga degët tona në të gjithë Shqipërinë, mund të kryeni me shumë lehtësi:

 

  • Pagesat e detyrimeve doganore, detyrimeve ndaj tatim taksave, gjobave të policisë dhe thesarit
  • Pagesat e operatorëve të telefonisë, internetit dhe platformave Televizive: One, Vodafone, Albtelecom, Digitalb etj
  • Pagesat e detyrimeve ndaj institucioneve publike
  • Transferta në nisje dhe në mbërritje

 

Pagesat që mund ti kryeni nëpërmjet Platformës Online Banking:

 

Platforma Onlione ju ofron mundësinë të kryeni pagesat si mëposhtë: 

-  Pagesën e kësteve të kredisë

-  Pagesë e detyrimeve të Kartës së Kreditit

-  Pagesën e faturave të telefonisë dhe Internetit për ONE,Vodafone             Albtelecom,Digitalb dhe Abcom

-  Pagesën e faturave utilitare ndaj OSHEE dhe UKT

-  Kalimin e pagave të punonjësve (për bizneset)

-  Transferta brenda dhe jashtë vendit

 

Pagesat qe mund të kryeni nëpërmjet shërbimit “Pagesa Periodike”:

Shërbimi “Pagesa Periodike” ju mundëson kalimin automatik të një shume fikse në mënyrë periodike nga llogaria rrjedhëse (individuale/biznesi), në një llogari tjetër (individuale/biznesi) brenda Tirana Bank.

 

Ky shërbim ju mundëson të:

  • kurseni fonde nga llogaria juaj e pages/rrjedhese
  • kurseni fonde për pension
  • kryeni pagesat e qerave mujore
  • kryeni pagesat e shkollës etj.

 

Pagesat që mund të kryeni nëpërmjet shërbimit “Debitim Direkt”:

Shërbimi “Debitim Direkt” ju mundëson të paguani faturat e detyrimeve mujore duke e autorizuar bankën ta bëjë këtë për ju. Ky shërbim ofrohet për detyrimet ndaj institucioneve:

-  ONE

-  Vodafone Albania

-  OSHEE

 

Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni me degët tona në të gjithë Shqipërinë ose telefononi falas InfoBank 0800 68 68.