Visa x Wolt
Zbritje 20% në Wolt me kartat tuaja Visa nga Tirana Bank!
Visa dhe Wolt kanë bashkëpunuar për t'ju sjellë një përfitim ekskluziv, të disponueshëm edhe për mbajtësit e kartave Visa të Tirana Bank.
Çfarë përfitoni?
20% zbritje në porositë tuaja për ushqim dhe pazar në aplikacionin Wolt, kur paguani me kartën tuaj Visa të Tirana Bank.
Zbritja maksimale: 400 LEK për çdo transaksion.
E vlefshme vetëm gjatë fundjavës: nga e premtja deri të dielën.
Kur mund ta përdorni?
Oferta është e vlefshme nga data 3 Korrik deri më 21 Korrik 2026, ose deri në përfundimin e buxhetit të alokuar për fushatën — pra, sa më shpejt ta shfrytëzoni, aq më mirë!
Si të përfitoni?
Hapni aplikacionin Wolt.
Zgjidhni porosinë tuaj të preferuar për ushqim ose pazar.
Në momentin e pagesës, përzgjidhni kartën tuaj Visa të Tirana Bank.
Zbritja aplikohet automatikisht (brenda kufirit prej 400 LEK për transaksion).
Kushtet e përgjithshme:
- Oferta zbatohet vetëm për transaksionet e kualifikuara të kryera me kartat Visa.
- Zbritja aplikohet automatikisht sipas rregullave të platformës Wolt.
- Visa dhe Wolt rezervojnë të drejtën të ndryshojnë ose ndërpresin ofertën në rast ezaurimit të buxhetit ose rrethanave të tjera të paparashikuara.
- Zbatohen termat dhe kushtet e Wolt për përdorimin e platformës.


