Depozita të Ardhura Mujore
Tani mundesh! Përfitoni nga normat e larta të interesit të një depozite 12 mujore dhe tërhiqni interesin çdo muaj.
Vecorite kryesore:
Afati: 12 muaj
Monedha: LEK, EURO, USD
Minimumi i hapjes së depozitës: LEK 100,000; EUR 1,000; USD 1,000
Pagesa e interesit: Mujore
Mjafton të paraqiteni në një nga degët e Tirana Bank në të gjithë Shqipërinë për të hapur depozitën “Të Ardhura Mujore” dhe ju do të përfitoni interesin e depozitës në formën e të ardhurave të rregullta mujore.
Interesi mujor do t’ju shërbejë si një e ardhur shtesë mbi pagën apo pensionin tuaj ose mund të jete i dobishëm për mbulimin e disa shpenzimeve mujore si qeraja, faturat etj.
Siguroni akses mbi llogarinë tuaj në të cilën kreditohet interesi:
nëpërmjet degëve
nëpërmjet Tirana Bank Online (Internet, celular & telefon)
nëpërmjet ATM me kartën e debitit “VISA ” që Tirana Bank j'ua ofron falas
Për më shumë informacion, vizitoni një degë Tirana Bank ose telefononi në 0800 68 68 (falas nga numrat fiks) apo 04-2277700 (nëse jeni duke bërë thirrje nga celulari juaj ose jashtë vendit), 24 orë në ditë.
* “Depozitat në Banka e Tiranës SHA sigurohen nga Agjensia e Sigurimit të Depozitave (www.asd.gov.al) në bazë të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, deri në shumën LEK 2.500.000 ose ekuivalentin e kësaj shumë në monedhë të huaj.”