Depozita me Afat

Nëse jeni të interesuar të përfitoni të ardhura më të larta nga kursimet tuaja në mënyrë të sigurt atëherë “Depozita me afat” është produkti i duhur që plotëson nevojat tuaja.

Çdo klient Individ i Tirana Bank, i cili është i regjistruar në Platformën TiBank, mund të çelë një depozitë me afat në çdo kohë dhe kudo që mund të ndodhet.

Çfarë depozitash mund të çel në platformën TiBank?

Në platformën TiBank ju mund të çelni dy tipe depozitash:

  • Depozitë me Afat 
  • Depozitë me Afat me të ardhura mujore.

 Cilat janë kriteret për të çelur një depozitë në platformën TiBank?

Ju duhet të jeni i regjistruar në platformën TiBank dhe të keni fonde mjaftueshëm në llogarinë tuaj.

Nëse llogaria është në emrin e më shumë se një përfituesi, urdhëri për çeljen e njerës prej Depozitave me Afat do të mundësohet vetëm për llogarinë e përbashkët me opsionin “OSE” e zgjedhur prej përfituesve sipas rregullave që përcaktohen në dokumentacionin e çeljes së llogarisë.

Cilat janë karakteristikat e depozitave që çelen në TiBank?

Depozita me Afat.

  • Shuma minimale e detyrueshme e Depozitës është EUR 1,000/ USD 1,000/ LEK 100,000/ GBP 1,000/ CHF 1,000.
  • Depozituesi ka të drejtë të rritë shumën e Depozitës (i) me afat një (1) mujor vetëm një herë; dhe (ii) me afat tre (3) mujor jo më shumë se tre (3) herë. Për Depozitat me afat 6, 12 dhe 25 muaj rritja e shumës nuk lejohet.

Depozita me Afat “Të Ardhura Mujore”

  • Shuma minimale e detyrueshme e Depozitës është EUR 1,000/ USD 1,000/ LEK 100,000. Gjatë afatit të Depozitës nuk lejohet ndryshimi i shumës së saj.
  • Depozita nuk mund të prishet para afatit nga Depozituesi.
  • Afati i Depozitës përcaktohet për një periudhë 12 (dymbëdhjetë) mujore dhe nuk do të ripërtërihet në mbarimin/maturimin e saj.

A mund të rinovoj depozitën në datën e maturimit?

Vetëm Depozita me Afat e çelur në TiBank ofron mundësinë e rinovimit automatik.

A mund të thyej para kohe një depozitë të çelur në TiBank?

  • Vetëm Depozita me Afat e krijuar nëpërmjet platformës mund të thyhet para kohe, vetëm me paraqitjen fizike të klientit në Bankë.
  • Depozita me të ardhura mujore nuk e ofron mundesinë e thyerjes para kohe.

Kur mund të krijoje në TiBank një depozitë me afat?

  • Ju mund të çelni në çdo moment në platformën TiBank një nga dy Depozitat me afat.

A jane të siguruara nga ASD depozitat e çelura në TiBank?

  • Depozitat në Tirana Bank sigurohen nga Agjensia e Sigurimit të Depozitave (www.asd.gov.al) në bazë të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, deri në shumën LEK 2.500.000 ose ekuivalentin e kësaj shume në monedhë të huaj.

Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni me degët tona në të gjithë Shqipërinë ose telefononi falas InfoBank 0800 68 68