Llogari Rrjedhëse

Është një llogari e hapur e cila ju mundëson akses të vazhdueshëm të parave tuaja sipas kërkesës si një mjet pagesash mjaft i dobishëm.

Nëse kërkoni fleksibilitet dhe disponueshmëri të fondeve për të kryer transaksione pa limit, kjo është llogaria që i përshtatet nevojave tuaja. Ajo mund të përdoret gjithashtu si llogari mbështetëse e lidhur me Depozitën tuaj, Kreditë ose Kartat e Kreditit.

Karakteristikat e llogarisë rrjedhese:

  • Monedha: LEK, EUR, USD, GBP, CHF;
  • Pa komision për hapje llogarie;
  • Gjendja minimale në llogari 1.000 LEK, 10 EUR, 10 USD, 10 GBP, 10 CHF;
  • Komision mujor mirëmbajtje llogarie prej 150 LEK, 2 EUR, 2 USD, 2 GBP, 2 CHF;
  • Nxjerrje llogarie një herë në muaj pa komision
  • Kartë debiti “Visa"
  • Pagesë automatike e faturave për shërbimet utilitare (ujë, energji elektrike, telefon)
  • Pagesë automatike e Kartës së Kreditit Tirana Bank ose Kredive nërpërmjet autorizimit periodik, pa komision
  • Pagesa palëve të treta nërpërmjet autorizimit periodik për transfertat e jashtme (qera, taksa, etj)
  • Regjistrim në Tirana Bank Online për:

-  Internet banking

-  Mobile banking

 

Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni me degët tona në të gjithë Shqipërinë ose telefononi falas InfoBank 0800 68 68.