Kredia Studentore

Kredi Studentore

Kredia Studentore ofron financim të tarifës së studimit, në universitete publike e private, për programet e diplomimit apo post-diplomimit brenda ose jashtë vendit. Kredia studentore mund të ofrohet e Pasiguruar ose e Siguruar me pronë.

Përveç shumës së tarifës së studimit ofrohet edhe një shumë shtesë për nevoja të tjera te studentit (psh. qera banimi, shpenzime për pajisje shtepie). Kjo shumë shtese nuk mund të kalojë 20% e shumës së kërkuar për tarifën e studimit.

Përfituesit: Student me kohë të pjeshme ose me kohë të plotë

1. Kredi  Studentore e Pa siguruar                   

Monedha: LEK, EUR

Shuma e financimit:

  • Min: 50.000 LEK / 400 EUR
  • Max: 1,250,000 LEK /  10,000 EUR
  • Kohëzgjatja: deri në 7 vjet

 Limiti i financimit: 100% të faturës  lëshuar nga Universiteti

Normat e Interesit:

  • LEK: Bono Thesari 12M + 5.5%, Min 6 %
  • EUR: Euribor12M + 6.5%, Min 6.5 %    

Mënyra e pagesës: Principali dhe interesi paguhen me këste të barabarta mujore

 

Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni me degët tona në të gjithë Shqipërinë ose telefononi falas InfoBank 0800 68 68.

 2.Kredi  Studentore Siguruar

 Monedha: LEK / EUR

 Shuma e financimit:

  • Min: 4,000 EUR / 500,000 LEK
  • Max: 50,000 EUR / 6,250,000 LEK
  • Kohëzgjatja: deri ne 15 vjet

Limiti i financimit:100% te faturës lëshuar nga Universiteti                                  

Normat e Interesit:

  • LEK: Bono Thesari12M +3%, Min 5%
  • EUR: Euribor 12M + 5%, Min 5.5%

Lloji i garancisë: Hipotekë e rangut të parë mbi pronën që financohet 

Mënyra e pagesës: Principali dhe interesi paguhen me këste te barabarta mujore

 

Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni me degët tona në të gjithë Shqipërinë ose telefononi falas InfoBank 0800 68 68.

Info Parakontraktor Studentore e Siguruar Shtator 2024 Info Parakontraktor Studentore e Pasiguruar Shtator 2024