Kartë Krediti VISA Gold Pa Kontakt
Kartë Krediti Visa Gold
Karta e Kreditit Visa Gold e Tirana Bank është një kartë me status të veçantë e krijuar për të ofruar cilësi, standarte më të larta, më shumë prestigj dhe fleksibilitet.
Ju mund ta përdorni gjerësisht kudo që shihni logon “VISA” në POS apo ATM:
- Në mijëra njësi shitje dhe në Shqipëri (hotele, restorante, dyqane, agjensi udhëtimi etj.);
- Mbi 20 milion njësi shitje në mbarë botën
Karakteristikat e Kartës VISA GOLD:
- Monedha: LEK/EUR
- Shuma e financimit:
- Max: 15,000 EUR / 1,875,000 LEK (e pasiguruar)
- Max: 50,000 EUR / 6,250,000 LEK (e siguruar me depozitë me afat)
- Norma e Interesit: 18%
- Pagesa minimale mujore: 7% e limitit të përdorur të kartës
- Tërheqje mujore: 50% i limit të kartës
- Limiti i pagesave Contactless: 4,500 LEK
Përfitimet e Kartës së Kreditit Gold:
- Sigurim i Udhëtimit falas për ju dhe familjen tuaj për udhëtime të paguara me kartën e kreditit Visa Gold deri në vlerën 100,000 EUR
- Asistencë e shpejtë në rast të kartës së humbur/vjedhur/dëmtuar me zëvendësim të kartës apo disbursim cash të menjëhershëm
- Njoftim falas përmes shërbimit te SMS/E-mail Alert për transaksionet e kryera dhe faturën mujore
- Informacion online falas me shërbimin winbank “Karta e Kreditit Online” për veprimet e kryera me kartë
- Siguri e lartë me teknologjinë Chip dhe pa Kontakt
- Interesa dhe komisione konkurruese
- Pagesë me Këste Fikse Mujore për çdo blerje në pikat e shitjes POS brenda dhe jashtë vendit
- Deri në 2 karta shtesë falas për të afërmit tuaj
Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni me degët tona në të gjithë Shqipërinë ose telefononi falas InfoBank 0800 68 68.
Informacion parakontraktor i Kartës së Kreditit Visa Gold