Kredi Hipotekare për Emigrant
1. Kredi për Blerje / Ndërtim Shtëpie dhe Blerje Toke
Tirana Bank ofron mbështetje financiare për të gjithë Shtetasit Shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit (emigrantë) dhe duan të financohen për: Blerjen e një prone banesore; Ndërtimi i një prone banese
Afatet dhe kushtet e kreditimit:
Monedha: EUR/ LEK
Shuma e financimit:
- Min: 5,000 EUR / 625, 000 LEK;
- Max: 300,000 EUR / 37,500,000 LEK
- Kohëzgjatja: deri në 30 vjet;
Limiti i financimit: deri në 70% te vlerës së shtëpise që do të blihet/ndërtohet;
2.Kredi për Rikonstruksion Shtëpie për Emigrantë
Afatet dhe kushtet e kreditimit:
Monedha: EUR/ LEk
Shuma e financimit:
- Min: 8,000 EUR / 1,000, 000 LEK;
- Max: 20,000 EUR / 2,500,000 LEK pa vlerësim punimesh;
- Max: 200,000 EUR / 25,000,000 LEK me vlerësim punimesh;
Kohëzgjatja:
- deri në 15 vite pa vlerësim punimesh;
- deri ne 20 vite me vlerësim punimesh;
- Limiti i financimit: deri në 100% të kostove të projektit;
Normat e Interesit për: Kredi për Blerje / Ndërtim Shtëpie, Blerje Toke dhe Rikonstruksion Shtëpie për Emigrantë
Monedha | Norma e Interesit |
Lek | Bono Thesari 12M + 2.5%, Min 4.5 % |
Eur | Euribor 12M + 4.5%, Min 4.5% |
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM:
Të dhëna personale:
- Dokument identifikimi (Fotokopje e Pasaportës/Letërnjoftimit);
- Çertifikatë Familjare (origjinale) lëshuar brenda tre muajve të fundit;
- Faturë e shërbimeve utilitare të tre muajve të fundit;
- Leje e përhershme qëndrimi në vendin ku jeton.
Dokumenta mbi kolateralin:
Blerje Shtëpie:
- Dokumentat e pronës;
- Kontratë sipërmarrje;
- Vërtetim mbi pagesën e klientit paradhënie tek shitësi.
Ndërtim Shtëpie:
- Leje Ndërtimi dhe Projekti Teknik;
- Kostot totale të projektit të ndërtimit;
- Plani financiar i punimeve;
- Kontratë sipermarrjeje me kompaninë e ndërtimit (nëse ka);
- Dokumentacioni i pronësisë së tokës.
Rikonstruksion Shtëpie:
- Dokumentat e pronës;
- Preventiv punimesh për qëllim rikonstruksion prone;
- Vlerësim Punimesh (për shuma mbi 20,000 EUR);
- Leje/njoftim nga bashkia për rikonstruksion të pronës.
Dokumentat mbi verifikimin e të ardhurave
- Leje pune të vlefshme;
- Deklarim i taksave i vitit të fundit nëse është i punësuar dhe të dy viteve të fundit nëse ushtron aktivitetin e tij profesional (i vetëpunësuar);
- Nxjerrje llogarie individuale apo të biznesit të vitit të fundit dhe vitit aktual;
- Kontratë pune dhe/ose konfirmim nga punëdhënësi;
- Vërtetim i ambientit te jetesës (kontratë pronësie apo qeraje);
- Regjistri i kredisë së vendit ku jeton
Info_parakont_Blerje_Ndertim_RikonstruksionperEmigrant_09.2022