Banka nëpërmjet internetit
TiBank është shërbimi elektronik, që ju mundëson kryerjen e veprimeve me sigurinë më të lartë të teknologjisë elektronike bankare, kudo që ndodheni nëpërmjet:
- Internet Banking
- Mobile Banking
Internet Banking
Veprimet bankare vetëm me një ”klik”!
Tirana Bank ju ofron mundësinë për të realizuar vetë Ju, veprimet bankare qe ju nevojiten, duke përdorur shërbimin elektronik bankar “TiBank - Internet Banking”. Me këtë shërbim nuk është më e nevojshme që ju të vini pranë Bankës, këtë herë është Banka që vjen pranë jush, në shtëpinë tuaj, zyrën apo kudo që ju ndodheni.
Vetëm me një“Klik”
Logohuni në platformën TiBank, në faqen zyrtare të bankës, dhe në kohë reale do të informoheni mbi:
- Balancën dhe lëvizjet e llogarisë tuaj
- Urdhërpagesat periodike
- Gjendjen e kartave tuaja të debitit dhe kreditit
- Kreditë tuaja konsumatore dhe kreditë për shtëpi (mbetjet që duhen paguar, datat e pagesave, shuma e kësteve)
- Detajet e Depozitës tuaj me afat ose Hapni nje Depozitë të re
- Gjithashtu, ju mund të printoni në cdo kohë lëvizjet e llogarisë apo faturën e kartës tuaj të kreditit
- Vendndodhjen me të afërt të ATM-se dhe degëve të Tirana Bank
Doni të kryeni pagesa apo transferta?
Nuk është e nevojshme të drejtoheni në Degë, tani mund të kryeni nga Online Banking thjeshtë dhe shpejtë:
- Pagesën e Kartës së Kreditit apo këstet e Kredisë në Tirana Bank
- Transferta midis llogarive personale
- Transferta në cdo llogari në Tirana Bank
- Transferta në cdo bankë brenda apo jashtë Shqiperisë
- Kryeni pagesat e faturave utilitare
- Mobile TopUp dhe aktivizim oferte
Funksionalitete të tjera:
- Krijimi i Depozitave me Afat në kohë reale, direkt nga platforma TiBank;
- Krijimi i urdhër-pagesave periodike
- Menaxhimi i Financave Personale
Kategorizimi i transaksioneve sipas rregullave automatike të parapërcaktuara nga klienti
Menaxhimi dhe monitorimi i buxhetit personal
Krijimi i planeve të kursimit për qëllime të ndryshme
- Bllokim zhbllokim karte
- Siguri e zgjeruar dhe mundësia për të zgjedhur mënyrën e identifikimit dhe konfirmimin e transaksioneve:
Me fjalëkalim statik dhe OTP nga SMS
Me kod QR
Me pattern
Me shenjë Gishti
Me skanim të fytyrës
- Kutia Postare (Maibox) – ku ju mund të komunikoni me bankën direkt në platformën TiBank.
- Dashboard – Organizuar në Widgets, që ku ju vendosni vetë se cfarë doni t'ju shfaqet në Home Page.