SMS Banking
Nëpërmjet shërbimit “SMS Notification” Tirana Bank i ofron të gjithë klientëve të pajisur me llogari rrjedhëse në monedhat ALL/ EUR/ USD/ GBP/ CHF mundësinë për njoftim me mesazh për shërbimet e mëposhtme:
o Kreditimin e pagës;
o Maturimin e policës së sigurimit (prone/jete);
o Pagesat e debitimit direkt (Oshee,UKT);
o Sheëbimin e pagesave periodike ;
o Pagesën e këstit të kredisë;
o Datën e maturimit të depozitave (jo të rinovueshme automatikisht);
Komisioni bankar që aplikohet për këtë shërbim do të jetë LEK 50/ EUR 0.5/Eqv në muaj dhe ky komision do të debitohet automatikisht çdo muaj nga llogaria e klientit.