Paketa e Pensionit
Tirana Bank ofron për të gjithë klientët të cilët marrin pensionin nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore, Paketën e Pensionit, e cila është një kombinim produktesh dhe shërbimesh me shumë përfitim, fleksibilitet dhe komoditet.
Llogaria e pensionit ju ofron akses të plotë të fondeve në çdo kohë si dhe ju ofron përfitimet e mëposhtme:
- Llogari pa komision mujor mirëmbajtje;
- Pagesa e të gjitha shërbimeve utilitare pa komision;
- Pagesa periodike pa komision;
- Shërbim “Debitim Direkt” pa komision;
- Pa komision për depozitime dhe tërheqje;
- Mbyllje llogarie pa komision.
Kartë Debiti VISA me te cilën pajiseni në moment në çdo degë me hapjen e llogarisë së pensionit duke përfituar:
- Limit i lartë ditor për tërheqje cash dhe blerje 75,000 Lek;
Pa komision shërbimi vjetor mirëmbajtje;
Pa komision për tërheqje cash në rrjetin e ATM-ve të Tirana Bank;
Pa komision për të gjitha blerjet në POS brenda Shqipërisë;
Siguri e plotë përdorimi me teknologjinë Chip & PIN;
3 vjet vlefshmëria për kartën e parë dhe më pas për 5 vjet, rinovim automatik pa komision;
Mundësi ndryshimi PIN në ATM-të e Tirana Bank.
Platforma TiBank – Pa komision
- Web Banking, Banka nëpërmjet kompjuterit tuaj personal (PC / Mac);
- Mobile Banking, komoditeti i kryerjes së veprimeve bankare nëpërmjet telefonit tuaj cellular.
Investim i fondeve në depozitë me afat
- Norma preferenciale (+0.2%) për investimin e fondeve në depozitë me afat si në degë ashtu edhe nëpërmjet platformës online TiBank
Përfitime te tjera
Kupon Extra me vlerën 500 LEK për çdo nivel pikësh të arritur nga Ju, të cilin mund ta shpenzoni sipas dëshirës suaj në dyqanet: SPAR, JUMBO, FGA dhe NEPTUN;
Ju mund të pajiseni me produkte dhe shërbime të tjera të bankës si: Kartë Krediti Visa Co- Branded, Kredi Konsumatore e Pasiguruar etj.