Llogaria e pagesave me shërbime bazike
Në përputhje me Ligjin nr. 100/2023 “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”, garantohet e drejta për aksesim në një llogari pagese më sherbime bazike me kushte lehtësuese për të gjithë klientët individë, rezidentë në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit,
Llogaria e pageses me shërbime bazike ofron:
- Llogari rrjedhëse vetëm në monedhën Lek
- Depozitime dhe tërheqje në degë pa komision apo ATM 24 orë/ditë; 7 ditë javë
- Pagesë utilitare
- Kartë debiti e cila është me komision 0 lëshimi, rinovimi si dhe zëvendësimi
- Transferta në nisje dhe mbërritje
- Akses në TiBank pa kosto.
Procedura për hapjen e “Llogarisë së pagesave më shërbime bazike”
- Individët rezidentë kanë të drejtën të hapin vetëm një llogari bankare me qëllim kryerjen e transaksioneve dhe shërbimeve bazike në Shqipëri,
- Klienti me paraqitjen e kërkesës për hapjen ë “Llogarisë së Pagesave me Shërbime Bazike” vetëdeklaron se nuk disponon llogari pagesash në një bankë tjetër dhe jep pëlqimin për verifikimin e kësaj deklarate nga banka.
- Banka para hapjes së “Llogarisë së Pagesave me Shërbime Bazike” ka të drejtë të verifikojë nëse klienti mban ose jo një llogari pagesash në një bankë tjetër dhe brenda 15 ditëve procedon me hapjen e llogarisë
Dokumentacioni për hapjen e llogarisë:
Për të gjithë klientët:
- Dokumentacion personal (Pasaportë ose Kartë Identiteti)
- Formular vetdëklarimi që nuk ka llogari të tjera në Banka të tjera
Për klientët e kategorizuar si “vulnerabël” shtohet edhe:
- Vërtetim nga institucioni përkatës që vërteton përfitimin e kategorisë “vulnerabël”