Aplikimi për kredi konsumatore të pasiguruar (Instruksione)
Karakteristikat e Produktit
• Proces 100% digjital (end-to-end)
• Aprovim i shpejtë
• Deri në 2,000,000 ALL
• Afat shlyerjeje deri në 10 vite
• Pa bashkëhuamarrës dhe pa garantor
• Nuk kërkohet kolateral
• Disbursim direkt në llogarinë tuaj në Tirana Bank
• Disponohet me normë interesi fikse ose variabël
| Monedha | Modeli | Pagamarrës | Standard |
| ALL | Fixed (≤ 3 Years) | 9% | 10% |
| ALL | Fixed (4 Years) | 10% | 11% |
| ALL | Fixed (5 Years) | 11% | 12% |
| ALL | Variabël | Bono Thesari 12M + 9%, Minimum 9.5% | Bono Thesari 12M + 10%, Minimum 10.5% |
Kush Mund të Aplikojë
• Klientë individë të Tirana Bank
• Klientë Payroll dhe Standard
• Klientë që plotësojnë kriteret e kreditimit dhe vlerësimit të riskut të Bankës
Dokumentacioni i Nevojshëm
Për aplikimin online në TiBank+, duhet të paraqiten dokumentet e mëposhtme, të gjeneruara në platformën e-Albania:
• Vërtetim page
• Vërtetim i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
• Certifikatë familjare
Procesi i Aplikimit
Aplikoni nëpërmjet TiBank+.
Ngarkoni dokumentet e nevojshme nga e-Albania.
Sistemi kryen vlerësimin automatik të aplikimit.
Klienti vihet në dijeni me informacionin parakontraktor dhe kushtet e produktit.
Pas miratimit, fondet disbursohen në llogarinë e klientit.
Informacion i Rëndësishëm
Para lidhjes së kontratës së kredisë, klientit i vihet në dispozicion informacioni parakontraktor sipas kërkesave ligjore dhe rregullatore në fuqi, duke përfshirë:
• Normën e interesit
• Koston totale të kredisë
• Këstet dhe planin e shlyerjes
• Komisionet dhe tarifat e aplikueshme
• Të drejtat dhe detyrimet e klientit
Shënim: Miratimi i aplikimit dhe kushtet përfundimtare të financimit varen nga vlerësimi i profilit të klientit dhe politikat e kreditimit të Tirana Bank.
Kujdes! Huamarrja e parave kushton para!
Informacioni Parakontraktor Kredia Konsumatore online

