Paketa
Paketa e Pagës
Tirana Bank, ofron për të gjithë klientët të cilët marrin pagën pranë saj, Paketën e Pagës, që është një kombinim produktesh dhe shërbimesh me më shumë përfitim, fleksibilitet, dhe komoditet.
Llogaria e pagës ju ofron akses të plotë të fondeve në çdo kohë si dhe ju lejon të kryeni çdo lloj transaksioni, me përfitimet e mëposhtme:
- Interes preferencial
- Pagesa e të gjitha shërbimeve utilitare pa komision
- Pa komision për depozitime dhe tërheqje
- Transferta brenda dhe jashtë vendit
Karte Debiti VISA me Chip dhe Pa Kontaktme te cilen pajiseni ne moment ne cdo dege me hapjen e llogarise se pages duke perfituar:
- Limit i larte ditor per terheqje cash dhe blerje 75,000 Lek;
- Pa komision per terheqje cash ne rrjetin e ATM-ve te Tirana Bank;
- Pa komision per te gjitha blerjet ne POS brenda Shqiperise;
- Mundesi lidhje e kartes me disa llogari ne monedhen Lek dhe Euro;
- Komisioni i leshimit te Kartes 300 Lek;
- Komision sherbimi 300 ALL ne vit;
- Siguri e plote perdorimi me teknologjine Chip & Pin
- 3 vjet vlefshmeria per karten e pare dhe me pas per 5 vjet, rinovim automatik pa komision
- Mundesi ndryshimi PIN ne ATM-te e Tirana Bank
Karte Krediti VISA CLASSIC qe mund ta perdorni sipas deshires dhe nevojave brenda dhe jashte vendit:
- Limit krediti deri ne 5,000 EUR
- 1,500 ALL ne vit, komision vjetor
- Norme interesi konkuruese 18 %, qe aplikohet vetem mbi pjesen e perdorur te Limitit te kartes dhe 12% per kartat e kreditit ofruar me garanci depozite bankare
- Terheqje cash deri ne 30% te limitit te papardorur te kartes
- Pa komision per te gjitha blerjet ne Pikat e shitjes (POS) dhe Internet;
- Pagese minimale mujore shume e favorshme - vetem 7% e limitit te perdorur:
- Siguri e larte perdorimi me teknologjine Chip and Pin
- Informacion online falas per faturen mujore dhe veprimet e kryera me karte;
- Siguri Maksimale, permesnjoftimit ne kohe reale nepermjet SMS / E-mail per cdo transaksion te kryer,
- Pagese me keste fikse mujore nepermjet sherbimit “My Way” per cdo blerje ne pikat e shitjes POS brenda dhe jashte vendit
Platforma Winbank – Falas
- Web Banking, Banka nëpërmjet kompjuterit tuaj personal (PC / Mac)
- Mobile Banking, komoditeti i kryerjes së veprimeve bankare nëpërmjet telefonit tuaj celular
- Phone Banking, Banka nëpërmjet telefonit në çdo orë 24/7 - Me një telefonatë kontaktoni direkt me një agjent për të kryer të gjitha transaksionet tuaja
Overdraft është paradhënia mbi pagën e cila ju ofrohet direkt në llogarinë e pagës, me limit deri në 3 (tre) paga mujore neto, me përfitimet:
- Pa komision mirëmbajtje
- Pa komision disbursimi
- Interesa konkuruese të cilat aplikohen vetëm mbi pjesën e përdorur të limitit
- Tërheqje “cash” pranë bankomateve (ATM) 24 orë në 7 ditë, deri në limitin e aprovuar
Kredi Konsumatore e Pasiguruar - financim për plotësimin e nevojave të ndryshme konsumatore me:
- Interesa preferenciale për pagamarrës të Institucioneve Publike
- Shumë financimi deri në 1,500,000 Lekë
- Deri në 400,000 Lekë pa garantor
- Afat shlyerje deri në 84 muaj
- Pa kolateral
Kredi Hiptotekore me norma interesi dhe komision administrimi preferenciale:
- Blerje/Ndërtim Shtëpie
- Rikonstruksion Shtëpie
Kredi Kredi Për Çdo Dëshirë me norma interesi dhe komision administrimi preferenciale
Paketa e Pagës ofrohet me komision mujor mirëmbajtje 125 LEK/ 1 EUR/ 1 USD
Tani, Banka më pranë shkollës!
Tirana Bank vjen pranë studentëve me Paketën Studentore, e cila ofron produkte dhe shërbime bankare të ideuara posaçërisht për studentë, me shumë përfitime, lehtësi, komoditet si dhe duke sjellë Bankën më pranë Shkollës!
- Llogari Studentore
- Kartë Debiti Visa
- Shërbime Transfertash
- Platforma Winbank
- Mundësi Kreditimi
Paketa Studentore ofrohet me komision mirëmbajtje prej 50 LEK në muaj.
Paketa Studentore përmban produktet dhe shërbimet e mëposhtme:
- Llogari Studentore
- Pa komision për celje llogarie
- Pa komision për depozitime “Cash” nga palë të treta
- Pa komision për urdhër pagesa
- Pagesa të shërbimeve utilitare falas
- Kartë Debiti VISA Electron
- Pa komision për të gjitha blerjet në POS brenda vendit
- Pa komision për 20 transaksione blerje në POS jashtë vendit
- Pa komision për tërheqjet ‘’Cash’’ në ATM të Tirana Bank
- Komision leshimi LEK 300/EUR 2.5
- Komision Sherbimi (Komision Vjetor) LEK 300/EUR 2.5
- Mundësi për të lidhur kartën me më shumë se një llogari ne monedhat LEK dhe EUR
- Kartë Krediti VISA Classic
- Limit kreditimi fleksibël dhe mundësi ndryshimi pas kërkesës së kartembajtësit kryesor
- Informacion online falas nëpërmjet winbank për transaksionet, faturën mujore, ndryshim limiti etj.
- Njoftim Falas nëpërmjet shërbimit SMS/E-mail Alert për çdo veprim të kryer me kartë
- Kartë Krediti Shtesë, nëse prindërit tuaj kanë një Kartë Krediti Tirana Bank ose aplikojnë për një të tillë
- Komision vjetor Zero për çdo kartë shtesë ofruar për studentët
• Shërbimi i transfertave
- Për studentë ofrohet 50% zbritje mbi komisionin standart
• Platforma Winbank
- Pa komision regjistrimi dhe mirëmbajtje
- Akses pa limit - nga çdo vend, në çdo kohë (24/7)
- Praktik dhe i Sigurtë - mjafton një telefon, një kompjuter, një tablet apo një smartphone për të kryer veprime bankare në mënyrë të sigurtë në çdo kohë
- Mundësi Kreditimi për të mbështetur nevojat e studentëve për tarifën e shkollimit apo shpenzime dhe nevoja të tjera për këtë qëllim, si dhe mundësi për të paguar vetëm interesat e kredisë për një periudhë nga 12 - 48 muaj dhe këste normale pas kësaj periudhe.
Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni me degët tona në të gjithë Shqipërinë ose telefononi falas InfoBank 0800 68 68