Në përputhje me Ligjin nr. 100/2023 “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”, garantohet e drejta për aksesim në një llogari pagese më sherbime bazike me kushte lehtësuese për të gjithë klientët individë, rezidentë në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit,

Llogaria e pageses me shërbime bazike ofron:

  • Llogari rrjedhëse vetëm në monedhën Lek
  • Depozitime dhe tërheqje në degë pa komision apo ATM 24 orë/ditë; 7 ditë javë
  • Pagesë utilitare
  • Kartë debiti e cila është me komision 0 lëshimi, rinovimi si dhe zëvendësimi
  • Transferta në nisje dhe mbërritje
  • Akses në TiBank pa kosto.

Procedura për hapjen e “Llogarisë së pagesave më shërbime bazike”

  • Individët rezidentë kanë të drejtën të hapin vetëm një llogari bankare me qëllim kryerjen e transaksioneve dhe shërbimeve bazike në Shqipëri,
  • Klienti me paraqitjen e kërkesës për hapjen ë “Llogarisë së Pagesave me Shërbime Bazike” vetëdeklaron se nuk disponon llogari pagesash në një bankë tjetër dhe jep pëlqimin për verifikimin e kësaj deklarate nga banka.
  • Banka para hapjes së “Llogarisë së Pagesave me Shërbime Bazike” ka të drejtë të verifikojë nëse klienti mban ose jo një llogari pagesash në një bankë tjetër dhe brenda 15 ditëve procedon me hapjen e llogarisë

Dokumentacioni për hapjen e llogarisë:

Për të gjithë klientët:

  1. Dokumentacion personal (Pasaportë ose Kartë Identiteti)
  2. Formular vetdëklarimi që nuk ka llogari të tjera në Banka të tjera

Për klientët e kategorizuar si “vulnerabël” shtohet edhe:

  1. Vërtetim nga institucioni përkatës që vërteton përfitimin e kategorisë “vulnerabël”

Në përputhje me vendimin e Legjislacionit, për krahasueshmërinë e tarifave të lidhura me llogaritë e pagesave dhe për shërbimin e transferimit të llogarive të pagesave, jeni të lutur ti referoheni materialit bashkangjitur për më shumë detaje.

Faleminderit!

 

Dokument që përmban informacion mbi tarifat

Nëpërmjet shërbimit “SMS Notification” Tirana Bank i ofron të gjithë klientëve të pajisur me llogari rrjedhëse në monedhat ALL/ EUR/ USD/ GBP/ CHF mundësinë për njoftim me mesazh për shërbimet e mëposhtme:

 

o   Kreditimin e pagës;

o   Maturimin e policës së sigurimit (prone/jete);

o   Pagesat e debitimit direkt (Oshee,UKT);

o   Sheëbimin e pagesave periodike ;

o   Pagesën e këstit të kredisë;

o   Datën e maturimit të depozitave (jo të rinovueshme automatikisht);

 

Komisioni bankar që aplikohet për këtë shërbim do të jetë LEK 50/ EUR 0.5/Eqv në muaj dhe ky komision do të debitohet automatikisht çdo muaj nga llogaria e klientit.

Është një llogari e hapur e cila ju mundëson akses të vazhdueshëm të parave tuaja sipas kërkesës si një mjet pagesash mjaft i dobishëm.

Nëse kërkoni fleksibilitet dhe disponueshmëri të fondeve për të kryer transaksione pa limit, kjo është llogaria që i përshtatet nevojave tuaja. Ajo mund të përdoret gjithashtu si llogari mbështetëse e lidhur me Depozitën tuaj, Kreditë ose Kartat e Kreditit.

Karakteristikat e llogarisë rrjedhese:

  • Monedha: LEK, EUR, USD, GBP, CHF;
  • Pa komision për hapje llogarie;
  • Gjendja minimale në llogari 1.000 LEK, 10 EUR, 10 USD, 10 GBP, 10 CHF;
  • Komision mujor mirëmbajtje llogarie prej 150 LEK, 2 EUR, 2 USD, 2 GBP, 2 CHF;
  • Nxjerrje llogarie një herë në muaj pa komision
  • Kartë debiti “Visa"
  • Pagesë automatike e faturave për shërbimet utilitare (ujë, energji elektrike, telefon)
  • Pagesë automatike e Kartës së Kreditit Tirana Bank ose Kredive nërpërmjet autorizimit periodik, pa komision
  • Pagesa palëve të treta nërpërmjet autorizimit periodik për transfertat e jashtme (qera, taksa, etj)
  • Regjistrim në Tirana Bank Online për:

-  Internet banking

-  Mobile banking

 

Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni me degët tona në të gjithë Shqipërinë ose telefononi falas InfoBank 0800 68 68.

Është një llogari pa afat kohor, në të cilën klientët Individë mund të depozitojnë fondet e tyre me qëllim kursimi, të përfitojnë interes dhe kanë mundësi të përdorin kursimet e tyre në çdo moment.

Hapni një Llogari “Kursimet e Mia” dhe përfitioni:

-  Zero komision mirëmbajtje mujore;

-  Interesa që kreditohen në llogarinë tuaj çdo muaj;

-  Fonde të lira në çdo moment;

 

  • Karakteristikat e llogarisë Kursimet e Mia!

-  Vlera fillestare: 30,000 LEK, 300 EUR, 300 USD

-  Depozitim dhe tërheqje cash

-  Transferta në mbërritje

-  Transferta fondesh brenda llogarive tuaja

-  Pagesa nga palët e treta         

-  Urdhër pagese (për kreditimin e llogarisë)

Informim për balancën e llogarisë nëpërmjet: Degëve të Tirana Bank, Kujdesit ndaj Klientit 24/7, Platformës Elektronike TiBank dhe Nxjerrjes se Llogarise.

 

*Interesi në llogarinë “Kursimet e Mia” llogaritet mbi balancën më të ulët të muajit.