Tirana Bank, mbështet Konkursin "Ide për Biznese të Gjelbra"
Tirana Bank mbështeti edicionin e 10-të të Konkursit “ Ide për Biznese të Gjelbra”, organizuar nga Partnerët Shqipëri.
Aktiviteti synon të stimulojë e inkurajojë inovacionin për ide biznesi të gjelbërta në nivel lokal dhe të hulumtojë rolin e filantropisë në angazhimin e komuniteteve lokale për të gjeneruar ide biznesi të bazuara në shfrytëzimin e burimeve lokale, ringjalljen e traditave të prodhimit dhe tregjeve lokale, duke pasur një qasje miqësore ndaj mjedisit.
Si një bankë që i kushton vëmendjen e duhur projekteve që kanë ndikim në ekonominë lokale Tirana Bank u përfaqësua ne juri, nga znj. Manjola Capo, Drejtuese e Divizionit të Kredisë, e cila vlerësoi projekt-idetë që kanë më tepër potencial për zhvillim dhe për të rritur cilësinë e jetesës në komunitet.
Tre prej fituesve, përkatësisht
· “Shebenik Egnatia Explorers”,
· “Alpaca Educative Toys” dhe
· “Funky Cabins – Glamping”
do të bëhen automatikisht pjesë e konkurrimit në nivel rajonal të Konkursit Ballkanik të Ideve të Gjelbërta 2022, qe do të zhvillohet në Shtator, në Shqipëri.