Të nderuar Klientë,

Ne kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm, ju njoftojmë se ditën e shtunë, datë 23/03/2024 do të kryejmë një përditësim në sistemin tonë.

Për këtë arsye, degët Garda dhe Autostrada do të qendrojnë të mbyllura.

Ju faleminderit

Në datën 7 Mars 2024 rrjeti i degëve të Tirana Bank u zgjerua me degën e 12-të në qytetin e Tiranës dhe të 33-ën në të gjithë Shqiperinë. Hapja e degës me të re u shoqërua me një ceremoni inaugurimi, ku të ftuar ishin klientë të nderuar nga sektorë të ndryshëm dhe përfaqësues të bankës.

Në fjalen e tij përshëndetëse, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, Z. Dritan Mustafa shprehu mirënjohje për të gjithë të pranishmit në ceremoninë e inaugurimit të degës duke vlerësuar rolin e tyre në suksesin e vazhdueshëm të Bankës.

“Në ditët e sotme Tirana Bank është pozicionuar strategjikisht si një nga bankat me dinamike dhe të rëndësishme në vend, me një rritje të qendrueshme në vitet e fundit dhe më të lartë se mesatarja e sektorit bankar. Objektivat tanë flasin qartë për zgjerim të aktivitetit në tregun lokal dhe në rajon”, u shpreh Z. Mustafa.

Drejtoresha e Divizionit Retail, znj. Lila Canaj shfrytëzoi rastin për të riafirmuar vizionin strategjik të Bankës, duke njoftuar planet për hapje të tjera degësh gjatë gjithë vitit.

“Ne jemi të angazhuar që të jemi pranë klientëve të Tirana Bank në të gjitha kanalet e komunikimit, si me degë fizike ashtu dhe me investimet e ndërmarra në platformat tona digjitale, për të lehtësuar eksperiencën e tyre me bankën. Për ne mbetet një angazhim i përditshëm përmirësimi i eksperiencës së klientit”, u shpreh Znj. Canaj.