Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Tirana Bank, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, organizoi një aktivitet të veçantë në Mensën Sociale, duke përcjell një mesazh të fuqishëm për solidaritetin dhe përkujdesjen ndaj atyre që kanë më shumë nevojë.

Pjesëtarë nga stafi i Tirana Bank dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq bashkuan forcat për të shërbyer vaktet e ngrohta me një buzëqeshje, duke treguar se zemrat e mëdha nuk njohin kufij kur bëhet fjalë për ndihmë dhe dashuri njerëzore. Ky moment i ngrohtë dhe i përzemërt rikujtoi edhe një herë rëndësinë e vullnetarizmit si një akt që sjell shpresë dhe përmirëson jetën e njerëzve në nevojë.

Tirana Bank, me angazhimin e saj të vazhdueshëm në fusha të ndryshme të përgjegjësisë sociale, ka dëshmuar edhe këtë vit përkushtimin ndaj komunitetit. Ky aktivitet, që tashmë është kthyer në një traditë, përfaqëson jo vetëm një simbol të bashkëpunimit të suksesshëm me Kryqin e Kuq Shqiptar, por edhe një shembull se si bizneset mund të jenë një shtyllë e rëndësishme në mbështetjen e nismave humanitare.

Të nderuar Klientë,

Ju njoftojmë se Banka do të kryejë disa ndërhyrje lidhur me mirëmbajtjen, përmirësimin dhe modernizimin e sistemeve operacionale, ditën e Premte, datë 08/11/2024.

Ju lutemi të kontaktoni në numrat e telefonit 04 22 77 00/0800 68 68 në rast të ndonjë problematike në kryerjen e transaksioneve gjatë kësaj fashe orare.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Tirana Bank