Mars 2021
“Kujdesu për veten, kujdesu për paratë e tua!
Fjala e Z. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv
Kam kënaqësinë të jem sot këtu, dhe të vijoj traditën e Tirana Bank, e cila në vazhdimësi, ka mbështetur aktivitetet e organizuara për Javën e Parasë.
Duke besuar në qëllimin e kësaj nisme ndërkombëtare, në ndërgjegjësimin e brezit të ri, për të qenë të përgjegjshëm dhe të aftë, në vendimet financiare dhe ato sociale, Tirana Bank, sot do të ofroj 3 cmimet e konkursit Video më e mirë, në kategorinë e gjimnazistëve.
Zgjodhëm të mbështesim gjimanzistët, sepse mendojmë se ky brez, është e ardhmja e afërt, janë klientët tanë potencial, për të cilët kujdesemi që të kenë njohuri për financat personale, për sistemin bankar dhe ecurinë e tij drejt digjitalizimit.
E kush më lehtë se ky brez, do të mund të përshtatej me sfidat digjitale të sistemit bankar. Të “etur” pas teknologjisë dhe me konceptet e qarta financiare, gjimnazistët janë gjenerata që e përqafon më lehtë këtë revolucion sistemesh.
Duke falenderuar të gjithë pjesëmarrësit, duke vlerësuar përkushtimin, idetë dhe kohën që i kanë dedikuar këtij projekti, ne, në Tirana Bank, i’u jemi mirënjohës dhe ndihemi kaq mirë, tek shohim se si brezi juaj, aspiron të jetë jo vetëm i kujdesshëm me paranë, por edhe potencial i mirë i pasqyrimit të kulturës sonë.
Cmimet:
Vendi i tretë
Sara Hila, Gjimnazi/Kolegji “Mehmet Akif”, klasa 10
Vendi i dytë
Ambeta Brahimi & Katerina Muco, Gjimnazi “H.Mustafa Varoshi”, klasa 12
Vendi i pare
Sardi Çizi, Gjimnazi “Themistokli Germenji”, klasa 11
Tirana Bank vazhdimisht vlerëson potencialin e zonjave dhe vlerat qeverisëse të tyre.
Me rreth 75% të stafit femra, Tirana Bank mbetet e orientuar drejt zhvillimit, emancipimit shoqëror, mirëqënies kolektive si dhe përkrahjes së barazisë gjinore.
Në këtë 8 Mars, Tirana Bank i përcjell stafit urimet më të mira dhe një falenderim special për përkushtimin, bashkëpunimin dhe etikën profesionale.
Jeni vetë ju, kolege të nderuara, që me mesazhet kuptimplota, përcillni shpresën, forcën dhe sigurinë për një të ardhme më të mirë.
Znj. Anisa Keri
Drejtuese e Departamentit të Burimeve Njerëzore
“Ndoshta je ndierë vetëm tek dëgjon të thuhet:
Ti nuk mundesh! Nuk e arrin dot! Kjo punë nuk është për femra!
Por unë jam si TI, me TY, për TY, me Femrat!
Ti je Unike!”
Znj. Lila Canaj
Drejtuese e Divizionit Retail
“Eshtë e rëndësishme të jemi të vërteta për ato që jemi, çfarë sjellim, çfarë marrim dhe çfarë vendosim të lëmë të ikë.
Gratë vendosin gjithmonë zemrën në atë që bëjnë, ndaj mos godisni – por përqafoni.
Jemi bashkë!”
Znj. Ela Puka
Drejtuese e Departamentit Marketing, PR dhe Komunikim
“Një femër e fortë e kupton se logjika, vendosmëria dhe fuqia janë po aq femërore, sa intuita dhe lidhja emocionale. Ajo i vlerëson dhe i përdor të gjitha këto dhunti për shkëlqimin e saj”
Znj. Esmeralda Duka
Drejtore Rajonale
“Femra është simbol i forcës. Madje kur shfaq brishtësinë e saj, ajo tregon guximin, jo dobësinë”.
Znj. Daniela Hoxha
Drejtuese e Departamentit te Auditit te Brendshëm
“Përcakto objektiva, arriji sipas rregullave të tua, dhe ndërto jetën për të cilën je krenare.”
Tirana Bank, Këtu për ju!
Sot, më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Tirana Bank ka zgjedhur të përcjellë një mesazh konkret, me shpresën se do të nxisë shoqërinë, të reflektojë për cështje që lidhen me botën femërore, me mundësitë e barabarta dhe hapat e ndërmarra për të kapërcyer boshllëqet që ende ekzistojnë.
Si një institucion me 75% të stafit femra, Tirana Bank, tregon cdo ditë se njeh vlerën dhe rëndësinë e gruas, por nuk ndalet këtu. Në këtë 8 Mars, Banka zgjodhi të ofrojë një mundësi më të mirë, për një grua dhe një nënë, të drejtat e së cilës janë shkelur.
Me vëmendjen e vecantë të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Z.Dritan Mustafa, Tirana Bank, vlerësoi bashkëpunimin me Albanian Woman’s Empowerment Network, (AWEN), organizatë jo fitimprurëse e themeluar në vitin 2009 dhe me një rrjet prej 9 organizatash lokale të shtrira në të gjithë Shqipërinë.
Ky bashkëpunim konsistoi në ofrimin e mundësive, për një nga rastet që AWEN ndjek lidhur me barazinë gjinore, mbrojtjen e të drejtave të grave dhe mbështetjen ndaj grave të dhunuara.
Me këtë qëllim fisnik, Tirana Bank:
Zgjodhi ti thotë “PO” thirrjes për t'i siguruar një zonje, një jetë më të mirë, shtëpia e së cilës u bë e pabanueshme nga tërmeti.
Zgjodhi ti thotë “PO” kërkesës për ndihmë të një nëne të divorcuar dhe me fëmijë.
Zgjodhi ti thotë “PO” nismës për ti ofruar shërbime avokatie, për ti rikthyer fëmijën e mitur, marrë padrejtësisht nën kujdestari nga ish bashkeshorti.
Përfaqësueset e Tirana Bank, Drejtoresha e Marketing & PR, Znj Ela Puka dhe Drejtoresha e Burimeve Njerëzore, Znj. Anisa Keri, në takimin e organizuar për këtë rast, me përfaqësuesit e AWEN, u shprehën se:
“Për ne, është e parëndësishme nëse është 8 Mars apo 25 Nëntor, Dita e Gruas apo Dita kundra Dhunës. Ne filluam sot një bashkëpunim, të cilin do ta vazhdojmë si një detyrë që gjithsecili nga ne, si aktorë të kësaj shoqërie ka në rrugën e gjatë drejt empancipimit social“.
Tirana Bank, këtu për ju!
Dixhitalizimi i Shërbimeve të pagesave është e ardhmja e afërt.
Si mëposhte do të lexoni intervistën e znj.Xhaxha e dhënë për revistën Monitor.
1. Që nga fillimi i janarit ka hyrë në fuqi ligji i ri për shërbimet e pagesave. Cfarë ndikimi prisni të ketë ligji në tregun e pagesave në vend?
Ndryshimet dhe përmirësimet e sjella nga rishikimi i këtij Ligji ,do te mundësojne një ridimensionim në tregun e këtij shërbimi, duke akomoduar në sistem një pjesëmarrrje më të gjerë të aktorëve të kësaj fushe, jo vetëm të Institucioneve Banka, por edhe të atyre Financiare Jo-Banka, të njohura së fundmi si “FinTech”-sa.
2. Cilat janë sfidat dhe mundësitë që shtron ligji i ri për bankat tregtare? Çfarë risish mund të sjellë në qasjen e bankave ndaj shërbimeve të pagesave?
Prezenca dhe aktiviteti i “FinTech”-save është tashmë një realitet në tregun shqiptar dhe shërbimet që ata ofrojnë janë përqafuar masivisht. Pranimi, bashkëpunimi dhe zgjerimi i shërbimeve të ofruara është jo vetem një sfidë për Bankat Tregtare që operojnë në sistem, por edhe një mundësi zhvillimi dhe përshtatjeje ndaj kërkesave që dikton konsumatori fundor. Strategjikisht, Bankat kanë dhënë dhe japin kontributin e tyre në zhvillimin e shërbimeve të Pagesave, por natyrisht, ky Ligj i Ri hap dritare dhe mundësi të reja sfiduese për të gjithe aktorët që të kontribuojnë në një treg, i cili mund të quhet i maturuar.
Tirana Bank, si pjesë aktive e këtij tregu për ofrimin e shërbimeve të Pagesave, ka përqafuar në krye të herës ndryshimet dhe është përshtatur profesionalisht në këtë ambjent të ri, si në numër dhe cilësi produktesh.
3. Shqipëria është ekonomi me përdorim shumë të lartë të parasë cash. Pse ndodh kjo dhe si mund të nxitet përdorimi i formave alternative të pagesave?
Shqipëria është një ekonomi “cash”-i me një numër të konsiderueshëm të popullsisë “un-banked” dhe si e tillë, krijon shumë mundësi zhvillimi.
Shtrirja gjeografike e Sistemit Bankar nuk e mundëson aksesimin në shërbimet e Pagesave nga e gjithë popullsia, ndërkohë që forma të tjera alternative në distancë mund të afrojnë këto shërbime pranë tyre.
Ndërtimi i një infrastrukture komunikimi dhe ndërveprimi është sfidë më vete per sistemin financiar, e cila do të mundësojë dhe ndryshojë përqasjen ndaj këtyre shërbimeve.
4. Nga të dhënat e deritanishme, sa e ka ndikuar pandemia përdorimin e pagesave elektronike nga publiku shqiptar?
Fillimi i pandemisë e gjeti sistemin Bankar të përgatitur për të ofruar shërbime në distance ose on-line. Bankat, në vite kanë investuar për të zhvilluar platforma të shërbimeve virtuale të cilat, natyrisht morën një vlerë të shtuar në këtë kohë pandemie, duke u shërbyer klientëve me efikasitet.
Ne, në Tirana Bank, kemi numër në rritje të këtyre shërbimeve të ofruara, përgjatë gjithë vitit të kaluar, me ndryshueshmëri në muaj, në varësi të sjelljes së përdoruesve, apo kushteve të pandemisë. Mund të themi që numri i transaksioneve të Pagesave (jashtë Bankës) të iniciuara nga Platforma e-banking është dyfishuar gjatë vitit 2020, krahasuar me atë të 2019.
Megjithatë, vërejme që lëvizja nga shërbimet në distancë në ato klasike ka një paqëndrueshmëri, pasi vetë klientëve u duhet kohë të përshtaten në këtë realitet të ri.
5. Banka e Shqipërisë dhe Shoqata e Bankave po punojnë për një sërë projektesh të lidhura me shërbimet e pagesave, si instant payments, shlyerja kombëtare e transfertave në euro, apo sistemi kombëtar i card switch. Sa mund të ndihmojë realizimi i këtyre projekteve zhvillimin e pagesave elektronike në vend?
Inisiativa të sistemit Bankar në Shqipëri për të përmirësuar dhe zhvilluar shërbimet bankare në linjë me risitë teknologjike apo kërkesat në rritje të përdoruesve fundorë, kanë orientuar strategjitë dhe vizionin drejt nevojave të tregut, të cilat janë materializuar në një sërë projektesh të sipër përmendura.
Nevoja e zhvillimit të tyre është një kërkesë imediate, e përforcuar nga aktiviteti tregtar dhe jo vetëm, për të përmiresuar procesin dhe ulur kostot.
Të gjitha inisisativat e marra nëpërmjet këtyre projekteve, kanë në bazën e tyre përmirësimin dhe zhvillimin e shërbimit të Pagesave, duke ngritur në një nivel më të lartë infrastrukturen kombëtare, duke u mundësuar klientëve alternativa zgjedhjeje, të shpejta dhe jo shumë të kushtueshme.
Si nje Banke aktive ne keto inisiativa, Tirana Bank, jo vetëm ka krijuar ambjentin e pershtatshëm dhe infrastrukturen e duhur për të ofruar shërbime cilësore, por strategjikisht, duke bashkëpunuar me aktorë të tjerë në treg, mundëson një gamë të gjerë produktesh, duke e shtrirë aktivitetin e saj përtej shërbimeve klasike të Pagesave.
Sistemi Financiar, ashtu si dhe fokusi i çdo Banke Tregtare, si pjesë aktive e procesit, duhet të jetë e orientuar ndaj këtyre ndryshimeve, duke përgatitur kushtet për të mirëpritur tendencat e kohës.
Zhvillimi teknologjik dhe mundësitë e ndërveprimit në distancë janë vizioni ynë në cdo shërbim apo produkt që ofrojmë.