Qershor 2022
Tirana Bank dhe Banka Ekonomike në Kosovë nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit në sektorë me interes të përbashkët të aktivitetit bankar.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga z. Dritan Mustafa, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank dhe z. Shpend Luzha, Drejtor Ekzekutiv i Bankës Ekonomike në Kosovë.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje të dy bankat shprehin interesin që të vlerësojnë çdo mundësi për të optimizuar infrastrukturën dhe tarifat e shërbimeve/produkteve të ndërsjellta, në përputhje me zhvillimet e tregjeve respektive dhe me përfitim të klientëve të përbashkët. Gjithashtu në fokus të këtij bashkëpunimi do të jetë ndarja e eksperiencave korporative të të dy Bankave dhe ndërveprimi midis stafeve respektive.
Tirana Bank njofton emetimin e obligacioneve korporative në vlerën 5 milionë Euro
Tirana Bank njofton emetimin, në datë 07.06.2022, të obligacioneve korporative afatgjata në vlerën 5 milionë Euro. Këto obligacione kanë një afat 7 vjeçar me një normë fikse interesi prej 3,30% në vit, të pagueshme çdo gjashtë muaj. Fondet e realizuara nga emetimi i obligacioneve do të rrisin kapitalin shtesë të Bankës, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe miratimet nga autoritetet rregullatore.
Drejtuesja e Departamentit të Financës të Tirana Bank, Znj. Elvira Kapoli deklaroi: "Me kënaqësi njoftojmë një tjetër emetim me sukses, të obligacioneve korporative të Bankës sonë. Ky emetim u prit shumë mirë nga komuniteti i investitorëve dhe u finalizua me kushte të favorshme, duke konfirmuar situatën e konsoliduar financiare të Bankës sonë dhe besnikërinë e klientëve tanë. Vizioni ynë është që të rrisim mbështetjen financiare për klientët tanë dhe për ekonominë lokale, si dhe të implementojmë strategjinë tonë të rritjes së qëndrueshme të aktivitetit.”
Obligacioni është nënshkruar plotësisht nga klientë individë dhe klientë premium. Kërkesa ishte më e madhe krahasuar me ofertën fillestare të këtij obligacioni, që konfirmon nivelin e lartë të besimit të investitorëve tek Tirana Bank dhe Grupi Balfin për të ndërmarrë investime afatgjata.
Rreth Tirana Bank
Tirana Bank është Banka e parë me pronësi private në Shqipëri, e themeluar në vitin 1996. Prej vitit 2019 Tirana Bank është pjesë e Grupit BALFIN. Banka ruan një pozicion të rëndësishëm në tregun lokal dhe ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që i përgjigjen më së miri kërkesave të klientëve. Banka vijon të rritet në mënyrë organike dhe të qendrueshme, referuar bazës së klientelës dhe të depozitave, me përqasje të kujdesshme referuar cilësisë së portofolit të kreditimit, por me orientim të qartë për të vijuar mbështetjen ndaj klientëve të Bankës. Strategjia e zhvillimit ka vijuar të realizohet me sukses, duke raportuar performancë shumë pozitive në indikatorët kryesorë komercial (depozita dhe kredi, në segmentin e klienteve Individë dhe Biznes), me normë rritje më të lartë sesa mesatarja e sektorit bankar lokal.
Njoftim Emetimi i ObligacionitTë nderuar Klientë,
Dëshirojmë t’ju informojmë se duke filluar nga data 01.07.2022, operacionet dhe shërbimi i klientit të Degës Fushë Krujë do të transferohen në mjediset e Degës sonë në qytetin e Laçit.
Për çdo informacion të mëtejshëm, ju lutemi referehuni kontakteve të mëposhtme:
Tirana Bank, Dega Laç
Laç, Lagjia 3.
Tel: +355 (0) 42 47 43 61
+355 (0) 68 75 63 361