Tirana Bank dhe Banka Ekonomike në Kosovë nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit

Tirana Bank dhe Banka Ekonomike në Kosovë nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit në sektorë me interes të përbashkët të aktivitetit bankar.

 

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga z. Dritan Mustafa, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank dhe z. Shpend Luzha, Drejtor Ekzekutiv i Bankës Ekonomike në Kosovë.

 

Nëpërmjet kësaj marrëveshje të dy bankat shprehin interesin që të vlerësojnë çdo mundësi për të optimizuar infrastrukturën dhe tarifat e shërbimeve/produkteve të ndërsjellta, në përputhje me zhvillimet e tregjeve respektive dhe me përfitim të klientëve të përbashkët. Gjithashtu në fokus të këtij bashkëpunimi do të jetë ndarja e eksperiencave korporative të të dy Bankave dhe ndërveprimi midis stafeve respektive.